Sa herë keni vajtur në aeroport për të bërë check-in e bagazheve dhe keni zbuluar se e keni kapërcyer peshën kufi? Me siguri, kjo gjë ka ndodhur më shumë se një herë dhe e vetmja gjë që mund të bëni, është të hiqni gjëra nga valixhja për t’i vënë gjëkundi tjetër, ose të paguani peshën shtesë. Jo shumë praktike, apo jo? Janë të shumta peshoret e konceptuara për të gjetur peshën e valixhes suaj, por nëse doni diçka më praktike dhe më të saktë, do të ishit të interesuar të njihnit projektin valixhja Kickstarter TUL. Siç mund ta shihni edhe në figurë, valixhja TUL mund të tregojë peshën e saj totale në një ekran të vogël LCD. Ajo ka një dimension 64cm x 42cm x 25cm dhe është e mbyllur me një kyç të aprovuar nga Administrata e Sigurisë së Transporteve. Gjithashtu, ajo ka xhepa të shumtë si edhe një këllëf për të mbrojtur valixhen nga gërvishtjet.