Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si t’i dallojmë të sëmurët mendorë?

– Jam Ina, 29 vjeçe. Desha t’i bëj një pyetje psikiatres tuaj. Cilat janë shenjat te të sëmurët mendorë? Pse i mbrojnë në psikiatri këta persona dhe a kanë përmirësime atje? Thonë që të sëmurët mendorë quhen të çmendur. A është e vërtetë kjo? Ju lutem, më jepni pak më shumë informacion rreth të sëmurëve mendorë këtë javë në gazetë dhe shpjegoni edhe mënyrat e shërimit të tyre. Thonë që të sëmurët mendorë flasin me vete. Edhe unë flas ndonjëherë me vete, por nuk jam e sëmurë mendore. Ju, çfarë më këshilloni? Shpesh kam frikë se mos çmendem. Pse ndodh ky çrregullim? Pres përgjigje sa më parë nga ju në gazetë pasi unë jam një lexuese e rregullt e gazetës suaj.

Dr. Valentina Qemalli (Asabella), psikiatre: Përshëndetje Ina! Nga mesazhi juaj kuptova që ndiheni shumë e trembur nga termi sëmundje mendore, ndërkohë që ato janë si gjithë sëmundjet e tjera. Nuk është aspak e vërtetë që të sëmuret mbahen në klinikën e psikiatrisë. Edhe në rastet e rëndimit të sëmundjes ata marrin trajtim në klinikë për një kohë të shkurtër dhe i kthehen më pas jetës në komunitet.

– Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa ai fizik dhe duhet të kujdesemi për të, ndërsa shenjat janë në varësi të sëmundjes. Ju, e dashur Ina, në vend që të frikësoheni, mund të kontaktoni me një psikolog dhe ju siguroj që shumë nga pikëpyetjet tuaja do të marrin përgjigje. Mos hezitoni ta bëni. Ju përshëndes!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më djegin e më kruhen sytë

Next Post

A do lind fëmijë pas abortit që bëra?

Advertisement