Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si të jesh në formë bashkë me fëmijët?

Si ta bësh fizkulturën një zakon të shëndetshëm për gjithë familjen, por edhe një aventurë.

Fëmijët tuaj do ta kalonin shumicën e kohës së tyre të lirë me sytë e mbërthyer pas ndonjë ekrani, nëse do t’i linit, por aktiviteti fizik duhet të jetë në krye të listës suaj dhe listës së tyre të prioriteteve. Obeziteti i fëmijëve po përhapet me hapa galopantë. Afro 1 në 3 fëmijë është mbipeshë ose obez, por edhe fëmijët që nuk kanë probleme me peshën, duhet të bëjnë fizkulturë rregullisht. Të qenit aktiv përmirëson humorin e fëmijës, i shton besimin në vetvete, e ndihmon të luftojë stresin dhe vendos disa zakone që ai/ajo do t’i ruajë gjithë jetën. Mënyra më e mirë për t’i ngritur fëmijët nga karrigia është të bëheni ju shembull për ta. Ju, mund të mendoni se adoleshentët kundërshtojnë gjithçka që thoni apo bëni, por prapë ata ju shohin juve si model. “Ata ju vështrojnë”, thotë Stefeni Uallas, drejtoreshë e Qendrës për Fëmijë për Menaxhimin e Peshës, në Spitalin e Fëmijëve të Alabamës, SHBA. Ashtu si fëmijët e duhanpirësve kanë më shumë prirje të pinë duhan, edhe të tjerët mund të zgjedhin ushqimet e gabuara dhe të mos bëjnë ushtrime, nëse i shohin prindërit e tyre të bëjnë të njëjtën gjë. Hapi juaj i ardhshëm? Futeni fizkulturën në programin tuaj të përditshëm. Nëse e keni zakon të shkoni me makinë për të luajtur futboll, ikni pak më herët dhe bëjeni rrugën me biçikletë. “Fëmijët tuaj do të lëvizin, pa e kuptuar se po bëjnë fizkulturë. Ata do të ndjehen mirë, gjë që do t’i mbajë të motivuar”. Provoni këto ide për të ndihmuar familjen tuaj të jetë në formë:

Kthejeni kohën e qëndrimit ulur, në kohë aktive
Në vend që të rrijë në shtëpi, inkurajojeni fëmijën tuaj të bëjë një shëtitje me shokun apo shoqen e ngushtë. Kthejeni drekën e së dielës në një piknik në park dhe merrni me vete topa dhe frisbie. Pakësojeni me gjysëm ore kohën që shihni televizor dhe luani bouling ose VVii fencing. Jo të gjitha gjërat që bëhen ulur mund të bëhen edhe në këmbë (si për shembull, të hash), por mund t’u shtoni elementë fizkulture shumë aktiviteteve sedentare që bëni në shtëpi.
Zhvilloni aktivitete të larmishme
Nëse fëmija juaj adoleshent do më shumë veprim, çojeni në një palestër ku të ketë ngjitje muri, ose ngjitje me litar, ose bëni mësime për zhytje apo snorkeling, ose merrni me qira një biçikletë mali dhe ngjituni në mal. Gjithashtu, mund të bëni ngjitje në mal edhe në këmbë.
Bëjini thirrje dëshirës së tyre për konkurrencë
Nuk ka dyshim se fëmijëve tuaj u pëlqen të luftojnë me njëri-tjetrin sapo u jepet mundësia. Mundohuni ta kanalizoni këtë, në një sfidë të organizuar. Blini pedometra dhe masni kush bën më shumë hapa në një javë, ose kush arrin i pari objektivin e 10 mijë hapave në ditë. Bëni një tabelë dhe shihni sa minuta në javë ka bërë fizkulturë gjithsecili. Fituesi të zgjedhë aktivitetin e ardhshëm, por sigurohuni që të jetë aktiv, si bouling, ngjitje në mal, shëtitje me varkë, ose thjesht të luani në park.
Bëjeni fizkulturën një traditë familjare
Nëse e fusni aktivitetin fizik rregullisht në jetën e përditshme, fëmijët tuaj do të duan të ushtrohen. Bëni një shëtitje familjare nëpër lagje pas darke nja dy darka në javë, programoni një aktivitet fizik çdo dy të diela, ose përfundojini darkat dhe drekat e pushimeve me një ndeshje. Bëni një dhuratë në vit, të orientuar drejt fizkulturës: Atlete të reja, lojëra jashtë shtëpisë ose pajisje sportive. Kjo do të bëhet pjesë e rutinës suaj, të cilën fëmijët do të duan ta vazhdojnë edhe me familjet e tyre, më vonë.
Mësoni diçka të re së bashku
Zgjidhni një sport, apo pasion, të cilin asnjë nga familja juaj nuk e ka provuar me parë dhe merrni mësime. Ai mund të jetë tenis, tango, apo tae kvvon do. Të gjithë do të filloni në të njëjtin nivel, kështu që do të përparoni në të njëjtën kohë (pak a shumë). Fëmijët tuaj do ta vlerësojnë faktin se po luajnë me mamin dhe babin.

Advertisement

Disa aktivitete të reja sfiduese
Geocoaching
Ky sport kërkon një GPS që mbahet në dorë, ose një aplikim celulari dhe të antarësohesh tek geocaching.com (falas, për përdorim të përgjithshëm). Kjo është një lojë kërkimi thesari që luhet në gjithë botën dhe përfshin gjetjen e një “cache” (thesari), zakonisht të një kutie, të cilin e ka fshehur një tjetër pjesëmarrës entuziast. Ka më shumë se 2 milionë “cache” të tilla, të fshehura në 222 vende, në gjithë botën. Futni koordinatat e një cache lokale, vishni këpucët e marshimit dhe merreni familjen me vete në kërkim të thesarit. Kur ta gjeni, merrni çmimin që ka brenda (gjëra të vogla si lodra, kopsa apo monedha) dhe lini diçka, që familja tjetër ta zbulojë në gjuetinë e tyre.
Orienteering
Duke përdorur vetëm një hartë, një kompas dhe aftësinë tuaj të orientimit, ju duhet të shkoni nga njëra pikë në tjetrën (këto pika janë të caktuara dhe zakonisht, jashtë qyteteve), sa më shpejt të jetë e mundur. Mund të vraponi, të ngjiteni në mal, të lëvizni me biçikletë, apo edhe me kanoe, për të plotësuar këtë sfidë sa më shpejt dhe pa bërë gabime.
Caving (vizitë në shpella)
Ky lloj aktiviteti nuk është për ata që kanë frikë (për shembull, nga lakuriqët e natës, janë klaustrofobikë, etj.), por të ekspolorosh shpellat e nëndheshme mund të jetë një eksperiencë eksituese. Mund të përdorni harta, dorashkat dhe fuqinë tuaj, për të shëtitur në këto shpella. Sigurisht, mos u fusni në errësirë pa trajnimin e duhur dhe pajisjet e nevojshme.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

I vodha paratë thjesht për fiksim...

Next Post

Amina, vajza bjonde e "Ca thu?!": Më ngacmojnë të dy...

Advertisement