Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pse zhgualli i breshkës përbëhet nga gjashtëkëndësha?

Përfytyroni një breshkë të vogël, e cila rritet vazhdimisht së bashku me pancirin (zhguallin) e vet. Ligjet biologjike kërkojnë që trupi dhe zhgualli të rriten proporcionalisht, në përputhje me dimensionet e njëra-tjetrës. Pra, edhe zhgualli duhet të rritet mbi të gjithë sipërfaqen e trupit, puthitur mirë me të… Pikërisht për këtë arsye, zhgualli i breshkës është i përbërë nga pjesë të veçanta, të puthitura mirë me njëra-tjetrën, si dërrasat e një parketi, duke ruajtur aftësinë që të rritet secila në mënyrë të pavarur vetëm anash dhe në përputhje me dimensionet e përgjithshme. Në rast se “pllakat” do të rriteshin në mënyrë të barabartë në të gjitha anët dhe në të gjithë sipërfaqen e tyre, atëhere ato do të merrnin formë të rrumbullakët, gjë që nuk do t’i lejonte të përputheshin me njëra-tjetrën dhe nëpërmjet të tyre do të mbeteshin hapësira. Ekzistojnë pak figura për t’u puthitur pjesët me njëra-tjetrën pa lënë hapësira midis tyre: Më të thjeshtat janë tri: Trekëndëshi, katërkëndëshi dhe gjashtëkëndëshi. Natyra ka zgjedhur për pancirin e breshkës, si më të përshtatshmin gjashtëkëndëshin. Pjesëza që rritet, nuk e ruan dot formën e kuadratit ose trekëndëshit kënddrejtë. Formatimi arrihet me anën e ndarjes së qelizave dhe ato nuk “dinë” të matin këndet dhe të llogarisin distancat mes tyre. Në këtë drejtim, gjashtëkëndëshi është figura më e përshtatshme, e aftë për krijimin e zhguallit, ajo është shumë e përafërt me formën e rrumbullakët dhe në të njëjtën kohë, pjesët mund të puthiten mirë me njëra-tjetrën, duke dhënë mundësi që edhe anët të jenë të prera dhe në formën e “çatisë”…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

HERMESI, ZOGU I TIRANES I DASHURUAR ME NJE VAJZE

Next Post

10 destinacionet e rralla kulturore... ...që na ofron Evropa!

Advertisement