Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pse më ikën fryma?

– Doktoreshë, ju përshëndes! Kam disa shqetësime… E para, në situata të ndryshme më merret fryma. E dyta, kam shumë gromësima dhe e treta, që është më e rëndësishmja, pothuajse në çdo darkë më ikën fryma. S’e kuptoj pse, por u bënë 3-4 muaj me këtë problem. Ndoshta e kam nga lodhja. Edhe kur laj dhëmbët, më duket sikur më ikën gjuha dhe më del shpirti. Nga stresi, më duket sikur do të mbytem. Më duket vetja e paaftë për të punuar apo shkuar në ndonjë vend tjetër pune. Ju lutem, më thoni, a mund të shërohet kjo? Çfarë kam? Pres përgjigje këtë javë, nëse mundeni.

Dr. Valentina Qemalli (Asabella), psikiatre: Shqetësimet e përshkruara nga ju tregojnë se po përjetoni një gjendje ankthi. Sigurisht që kjo trajtohet, por duhet parë nga afër dhe mësuar shkaku i kësaj gjendjeje që ju paraqisni. Unë gjithsesi do t’ju jepja disa këshilla: E para, duhet të evitoni përdorimin e kafes, cigares, alkoolit, qëndrimet në ambiente të mbyllura, si dhe qëndrimet e zgjatura para kompjuterit. Po kështu, ju duhet pak terapi për të rritur vetëvlerësimin, për të nxjerrë në dukje vlerat pozitive që jam e sigurtë se i keni. Mos hezitoni të flisni me psikiatrin. Ju keni një gjendje që mund të menaxhohet më shpejt sesa mendoni, ndaj ju jap kurajo.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A mund të dal në pension të parakohshëm?

Next Post

Më ka dalë një kokërr në sy

Advertisement