Ndeshja e Kombëtares shqiptare me Serbinë bëri shumë bujë, madje më shumë se me ndeshjet e tjera sepse këtë herë në “lojë” nuk ishte vetëm rezultati për golat por edhe nacionalizmi. Të gjithë shqiptarët u mobilizuan për të mbështetuar Kombëtaren, dikush nxitoi të prenotonte biletën që disa ditë para për të qenë në stadium, pjesa tjetër e mbështeti në rrjete sociale, facebook. Por shqiptari që e mbështeti më shumë quhet Besnik, është nga Kosova dhe u tregua i gatshëm të japë 1 milion euro për djemtë e kombëtares nëse fitojnë. Dikush mendon se ai e bën këtë gjest vetëm sepse është nacionalist, por pas këtij gjesti fshihet një tjetër e vërtetë. Flitet se Besniku ka inate të vjetra familjare me Serbinë pasi kjo e fundit gjatë luftës me Kosovën, me vrasjet që ka bërë ka prekur edhe familjen e Besnikut. Urrejtja që ai ka për Serbinë justifikohet me krimet që ajo ka bërë
Advertisement