Një seksologe, e intervistuar nga Daily Mail, ka dashur të theksojë se deri në ç‘pikë secila nga orgazmat tona është unike, njëlloj si “gjurmët e gishtërinjve”. Në shoqërinë tonë moderne, arritja e kënaqësisë seksuale është e gjithëpranishme dhe janë të shumtë burrat e gratë që nuk ndjehen në lartësinë e duhur. Le të kujtojmë këtu disa shifra të thjeshta. Është fakt se 10% e grave konsiderohen të ftohta (frixhide), me një fjalë, nuk ndjejnë asnjë kënaqësi kur bëjnë dashuri. Edhe gratë që bëjnë seks, pranojnë se e arrijnë orgazmën vetëm një herë në dy marrëdhënie. Gjithashtu, sa gra e “fajësojnë” veten se nuk arrijnë orgazmë vaginale? Megjithatë, duhet ditur se 70% e grave nuk kanë orgazmë vaginale dhe 60% e atyre që e arrijnë, shpjegojnë se kjo ndodh kur stimulohet njëkohësisht edhe klitorisi. Orgazma vaginale është gjithashtu edhe diçka që ka lidhje me eksperiencën dhe vjen pas shumë viteve praktikë.
Kështu pra, Trejsi Koks, një seksologe, këmbëngul mbi veçantinë e seksualitetit tonë. Sipas saj, është e kotë, bile e dëmshme, të krahasohemi me njëri-tjetrin! “Çdo orgazmë është unike si gjurmët tona të gishtërinjve, shpjegon ajo. Askush në botë nuk do të ndjejë në atë mënyrë që e ndjeni ju”, këmbëngul ekspertja, që e fton lexuesin të eksplorojë seksualitetin sipas ritmit të vet, pa u ndjerë nën presion. Në fakt, kur zbulojmë orgazmën, ndjesia nuk njihet menjëherë, sepse nuk ekzistojnë “instruksionet e përdorimit”, megjithatë, në mënyrë të përgjithshme pranohet që të gjitha organet seksuale tkurren duke u dridhur. Për të arritur orgazmën, specialistja propozon disa pista: Të punohet mbi perineun me anë të ushtrimeve Kegel, që përdoren edhe nga gratë shtatzëna. Gjithashtu, ajo këshillon të tërhiqeni pas kur ndjeni se po arrini orgazmën, me qëllim që të shtoni eksitimin dhe nivelin e endorfinave.
Advertisement