Reperi shqiptar, Noizy, një pjesë të mirë të koncerteve që bën jashtë Shqipërisë, i ka në Gjermani. Kështu, nga vajtjet e tij të shpeshta atje ka ndodhur që të takojë dhe të nisë shoqëri me aktorin shqiptar që jeton atje, Blerim Destanin. Noizy dhe Blerimi janë takuar shpesh me njëri-tjetrin atje, madje shpesh edhe ironizonin njëri-tjetrin me shaka në Instagram se cili prej tyre e frekuenton më shumë palestrën. Por tani së fundi, dy djemtë e shoë bizzit, kanë vendosur të bashkëpunojnë! Nëse po mendonit që Blerimi do i futej repit, e keni gabim! Ka shumë mundësi që ai të jetë njëri ndër imazhet e linjës së veshjeve të Noizyt. Ata do të bashkëpunojnë në biznes sepse shumë shpejt Noizy pret të hapë linjën e tij të parë të veshjeve, koleksioni i së cilës do të përmbajë veshje nën markën e tij. Kjo linjë veshjesh nuk do të jetë vetëm për fansat dhe nuk do ketë lidhje vetëm me muzikën, por do të jetë një koleksion i mirëfilltë në industrinë e veshjes në tërësi. Noizy nuk është personazhi i parë që e bën këtë pasi këtu do të përmendim Flori Mumajesin i cili hapi dyqanin e tij “Taxi mapo “të cilin e mbylli pasi nuk pati rezulttain e dëshiruar. Shpresojmë të mos ndodhë e njëjta gjë edhe me Noizyn.
Advertisement