Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mund të bëhesh psikolog rastësisht?

– I nderuar Dr. Demiri, jam një jurist nga Përmeti. Prej vitesh e lexoj “Intervistën” dhe më tërheq sidomos faqja e psikologut. Kam dëgjuar edhe për psikoterapinë, hipnoterapinë që ju përmendni dhe më tërheqin shumë. unë kam tjetër profesion, por duke qenë se kjo fushë më tërheq shumë, pa ju vënë në siklet, dua t’ju pyes sinqerisht: A mund të ndodhë që njeriu të bëhet psikolog rastësisht? Për shembull, ju, si ndodhi që u bëtë psikolog? Me respekt, Bori.
Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: – I nderuar Bori, ju falënderoj për letrën e sinqertë. Që në fillim të përgjigjes po jua them se asgjë nuk ndodh rastësisht. Ne jemi shumë të lidhur me Universin, i cili na dërgon ca si “sinjale” të cilat ne nuk i kuptojmë dhe as nuk ua vëmë veshin, ndaj edhe i përshkruajmë si “rastësi” apo ndoshta, si fat. Thonë se fati ia zgjat dorën guximtarit. Ekziston ajo që quhet inteligjenca e Universit, e cila, në fakt, është gjithmonë në shërbimin tonë dhe vepron në përputhje jo vetëm me atë çfarë ne dëshirojmë apo kërkojmë me guxim, por edhe sepse besojmë se do ta kemi. Besimi është si ajo busulla që na drejton, besimi është forca që e vë në lëvizje Universin. Vetë forca e Universit na dërgon gjithnjë sinjale se cilën rrugë duhet të ndjekim që të arrijmë më lehtë drejt qëllimit tonë. Kur isha fëmijë, vetëm sa e kisha dëgjuar fjalën psikolog, por jam rritur nga dy prindër që e kishin kënaqësi t’u shërbenin të tjerëve, sidomos babai im dentist dhe doktor popullor. Ai, bashkë me nënën, ditën e natën punonin dhe kuptoja që ata me kënaqësi të madhe çdo ditë u vinin në ndihmë njerëzve të panumërt që trokisnin. Si? Falas! Kjo ka lënë gjurmë në vetëdijen time, sepse që nga momenti që ne bëhemi të vetëdijshëm për botën që na rrethon, pyesim veten se ku është vendi ynë në të, çfarë duhet të bëjmë, me se duhet që t’u shërbejmë të tjerëve dhe çfarë vendi duhet të kemi në jetë. A ka njeri që nuk pyet se çfarë “fati” na është përcaktuar në jetë? Kur jemi fëmijë, ne i mendojmë aq shumë gjërat që i dëshirojmë dhe jeta na duket e këndshme dhe e lirë, porse kur rritemi dhe arrijmë moshën e pjekurisë, fillojmë t’i përjetojmë përkufizimet dhe shikimi ynë drejt së ardhmes, sikur ngushtohet. Kontakti im i parë me psikologjinë në kohën e fëmijërisë kanë qenë tre libra psikologjikë të Tolstoit: “Foshnjëria”, “Fëmijëria”, “Rinia”, të cilat m’u dukën shumë interesantë. Pastaj, gjeta në një valixhe të vjetër një libër të Frojdit, në atë kohë të ndaluar, të cilin e lexova fshehtas babait dhe më bëri shumë përshtypje sidomos pjesa që thoshte se çdo i ri duhet të sublimojë, pra, t’i kanalizojë në drejtime të dobishme nergjitë e tij për jetën, për t’u përgatitur për të ardhmen, me qëllim që ato të mos ia “hajë” kotësia, obsesionet apo turbina e seksit. Pasioni im në fëmijëri ka qenë leximi dhe gjuhët e huaja. Unë nuk e dija që gjuhët e huaja do të më duheshin aq shumë për të lexuar libra psikologjikë të huaj që në ato kohë jepeshin vetëm me autorizim në Bibliotekën Kombëtare dhe, edhe ne pedagogëve, na rrinte punonjësja e Bibliotekës si “pullë poste” se mos fotografonim ndonjë faqe, apo ku ta di unë se përse.
– Ndër vite, ëndërroja një specializim apo master psikologjik jashtë, por kjo nuk ishte edhe aq e lehtë. Ja që jeta solli jo një, por disa mundësi të tilla, që unë, në fakt, i shfrytëzova. Sipas ligjit të tërheqjes, psikoterapia më tërhoqi mua dhe unë e tërhoqa fort atë. Ligji i tërheqjes na thotë se gjithçka që ne e mendojmë dhe besojmë se do ta arrijmë, bëhet realitet. Ky ligj nuk është vetëm për mua, por për të gjithë, pa përjashtim. Në këtë pikëpamje, njeriun mund ta mendojmë si një magnet të fortë që tërheq atë që do. Ashtu si magnetet tërheqin objekte, ashtu edhe ne tërheqim ato gjëra që i besojmë apo i dëshirojmë. Ky është realiteti!
Gjej rastin t’u them edhe një herë studentëve që studiojnë për Psikologji se psikolog nuk do t’i bëjë diploma, por puna, studimi, këmbëngulja. Më vjen keq kur konstatoj studentë me mjaft intelekt dhe energji, por që nuk e mbledhim informacionin e duhur për t’u bërë psikologë, ose mjaftohen vetëm me lëndët shkollore. Unë them se ka qenë jo vetëm motivimi im dhe egoja profesionale që më kanë bërë psikolog, por edhe dëshirat apo ideali im, ndoshta edhe humanizmi deri në altruizëm për të bërë më të mirën për njerëzit, për t’i dhënë kuptim jetës së tjetrit, për të bërë maksimumin. Këto i kam ndjerë edhe kur kam thyer disa tabu, si në fushën e edukatës seksuale apo të futjes së edukimit në burgje kur isha Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve etj. E tërë zona fizike e njeriut përbëhet nga informacioni dhe energjia. Mendja jonë, pra, është një fushë e energjisë dhe e informacionit. Gjatë rrugës sime të gjatë për t’u bërë psikolog, kam parë “çudirat” ose “magjitë” aq të bukura që bënte psikoterapia, por ajo që më ka bindur e që e them me shumë siguri është se njeriu ka brenda vetes aq shumë mundësira, aq energji dhe potencial, sa do ta quaja këtë, një det të gjerë të këtij potenciali të pastër. Vetëm varet se ku e se sa shumë e si shfrytëzohet, pasi deti është det dhe të gjitha të mirat e tij të pafundme përfitohen vetëm duke ia gjetur anët, duke ia “ditur”, duke zbatuar rregullat e “eksplorimit” dhe duke qenë i zellshëm e i papërtuar. Kur punoj me klientët, më ngjan sikur fuqia ime nuk vjen nga unë, por nga e tërë hapësira e koha së bashku. Në të vërtetë, është ajo që quhet zona virtuale e ekzistencës, e cila funksionon jashtë hapësirës e kohës dhe ajo është forca më e madhe që qëndron brenda e jashtë çdo gjëje. Ose, siç thonë doktorët besimtarë, ne jemi sebepi i mirë që nëpërmjet nesh njerëzit të gjejnë shërimin nga Zoti i Madh. Por, që të jemi të tillë, duhet të jemi shumë të ditur!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Fiona Dani: Kur përfaqësova Shqipërinë, e veshur kuq e zi...

Next Post

Bertan Asllani: Karriera ime në Turqi...

Advertisement