– Para disa muajsh kam njohur një djalë i cili më hyri në zemër sapo e pashë, sepse ishte vërtetë shumë i sjellshëm, i këndshëm. Ishim në një kurs profesional bashkë dhe hymë në shoqëri shumë thjeshtë bashkë. Duke u shoqëruar, lindi një ndjenjë shumë e fortë mes nesh dhe u dashuruam. Kemi krijuar lidhje serioze, sepse ai është shumë i pjekur dhe më pëlqen mënyra sesi më trajton. Por kohët e fundit na ka lindur një problem. Ai është dëshmitar i Jehovait dhe shkon rregullisht në takimet e tyre, dhe flet me shumë pasion për besimin e tij, dhe unë e respektoj këtë gjë, sepse është zgjedhja e tij. Pastaj unë jam me parimin, përsa kohë ky besim nuk i bën keq njerëzve, por në thelb praktikon paqe, dashuri, unë e respektoj. Vetëm se këta Dëshmitarët e Jehovait bëjnë fejesa e martesa vetëm brenda rrethit të tyre, nuk duhet ta marrin me besim tjetër. Dhe ai tani më ka kërkuar të bëhem dëshmitare e Jehovait. Unë jam e besimit ortodokse, dhe siç e do ai fenë e vet, dhe unë e dua, sepse jam dhe e pagëzuar. Kemi diskutuar kaq shumë, saqë u bënë disa ditë që nuk flasim. Sepse i thashë nuk dua ta tradhëtoj besimin tim dhe pse të dashuroj jashtë mase. Sepse ska kuptim, një zot është për të gjithë. Pra më ka kërkuar të bëhem dëshmitare e Jehovait, ndryshe më thotë do të ndahemi. Ju si do të vepronit në rastin konkret?
Advertisement