DREJTORITË E POLICISË QARQEVE
Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë
Seksioni për korrupsionin
- Më datë 19.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Eldi Ramazani, vjeç 25, banues në rrugën “Hamdi Pepa”, pasi rreth orës 04.30, në rrugën “Irfan Tomini”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin në përdorim, u kap duke i dhënë 10.000 lekë në këmbim të favoreve, punonjësve të policisë, të cilët kanë bërë kallëzim. Nenet 244 e 291 të Kodit Penal.
- Më datë 19.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Luan Daullxhiu, vjeç 64, banues në Tiranë, , pasi rreth orës 21.00, në rrugën “Irfan Tomini”, gjatë një konflikti të çastit, në gjendje të dehur ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin A.B, vjeç 51, banues në Tiranë, i cili ndodhet SQU, në gjendje të rëndë. Nenet 76, 22 e 279 të Kodit Penal.
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
- Më datë 18.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Karafil Likaj, vjeç 59, banues në Paskuqan, pasi më datë 18.10.2014, ora 20.00, në Kamzë, duke drejtuar në mënyrë të parregullt motorin tip “Lifan”, 49 cc, është përplasur me autoambulancën , që drejtohej nga shtetasi S.N, vjeç 39, banues në Kamzë, për pasojë drejtuesi i çiklomotorit ndodhet në QSU, nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.
- Më datë 19.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.M, vjeç 41 banues në Tiranë, i pajisur me leje drejtimi ,pasi rreth orës 09.30, në rrugën e “Dibrës”, duke drejtuar mjetin “Mitsubishi ”, ka aksidentuar shtetasin A.M, vjeç 55, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
- Më datë 20.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Irvi Piligriu, 27, banues në Elbasan, pasi më datë 19.10.2014, në rrugën “Arben Broci”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.
Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës
Seksioni për narkotikët
- Më datë 19.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Bujar Pervizi, vjeç 37, banues në Bushat, Shkodër, pasi më datë 18.10.2014, ora 23.45, në PKK Port, në mjetin tip “BMV”, iu gjetën dhe bllokuan me cilësinë e provës materiale 12.260 kg. lëndë narkotike e llojit Canabis Sativa. Neni 283/a/2 i Kodit Penal.
Drejtoria e Policisë Qarkut Vlorë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
- Më datë 19.10.2014, ora 18.30, shtetësia M.J, vjeç 35, banuese në Vlorë, kallëzon, se në 18.00, në supermarketin e saj në lagjen “24 Maji”, një person i panjohur, ka blerë mallra me një kartë monedhë 20 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Neni 183 i Kodit Penal.
III. DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË
Komisariati i Policisë Nr. 2
- Më datë 19.10.2014, ora 08.30, në rrugën “Babë Rexha”, është gjetur një konstrukt armë zjarri automatike që i mungonin disa nga pjesët përbërëse. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 278 i Kodit Penal.
- Më datë 19.10.2014, u arrestuan në flagrancë shtetasit Erjon Xhani, Erald Nika, M.Q, vjeç 22, 20, 18, banues në Fushë-Krujë, pasi rreth orës 04.00, pranë Fushës së Aviacionit, u kapën me një pasqyrë të vjedhur në mjetin tip “Land-Rover”, në pronësi të shtetasit O.L, vjeç 46, banues në Tiranë. Neni 134/2 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 3
- Më datë 19.10.2014, ora 14.00, në rrugën “Asim Vokshi”, shtetases D.M, vjeç 16, banuese në rrugën “Ferit Xhajko “ Tiranë, i kanë vjedhur aparatin e saj celular tip “LG”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
- Më datë 19.10.2014, rreth orës 10.00, në rrugën “Skënder Kosturi”, Tiranë, pranë banesës, shtetasit F.P , vjeç 24, i kanë vjedhur motorin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
- Më datë 19.10.2014, ora 19.40 , në rrugën “Jordan Misja”, te pallati i një firme private ka rënë zjarr te bokset e matësve të energjisë elektrike. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Komisariati i Policisë Nr. 4
- Më datë 19.10.2014, në rrugën “Abdi Paja”, shtetasit T.D, vjeç 23, banues në Tiranë, i kanë vjedhur me thyerje kasetofonin në mjetin tip “Renault”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 5
- Më datë 19.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M.H, vjeç 45, banues në Paskuqan, pasi pranë banesës, ka ndërtuar një objekt pa lejet përkatëse. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.
- Më datë 19.10.2014, u ndalua me iniciativë shtetasi Saimir Sula, vjeç 26, banues në Laprakë, pasi më datë 16.10.2014, në Institut Bujqësor, në banesën e shtetases S.X, vjeç 85, ka vjedhur disa hekurishte. Neni 134 i Kodit Penal.
- Më datë 19.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Besim Topalli, vjeç 52, banues në Babrru, pasi në Babrru, është konstatuar duke ndërtuar 1 objekt dy katësh, pa leje. Neni 199/a/2 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 6
- Më datë 19.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G.R, vjeç 45, banues në fshatin Pezë e Vogël, pasi pranë banesës, ka filluar ndërtimin e një objekti pa lejet përkatëse. Neni 199/a i Kodit Penal.
- Më datë 19.10.2014, pasi rreth orës 18.40, te mbikalimi i “Casa Italia”, është konstatuar vjedhja e banesës së shtetasit T.XH, vjeç 68, ku kanë marrë 50 euro, 4000 lekë dhe disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
- Më datë 19.10.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit A.K vjeç 29, ne fshatin Fushë-Mezëz, pasi rreth orës 19.30, në rrugën “Petro Nini Luarasi”, në fshatin Fushë Mezëz, ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasin R.D, vjeç 37, në këtë fshat. Nenet 278 e 84 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Durrës
- Më datë 19.10.2014, rreth orës 12.00, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F.D, vjeç 65, ku janë djegur disa pajisje shtëpiake. Nga kryerja e veprimeve rezulton se zjarri është shkaktuar nga amortizimi i rrjetit elektrik. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës.
- Më datë 19.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin XH.B, vjeç 21, banues në Durrës, pasi rreth orës 17.20, në lagjen Nr. 13, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Moden”, pa targë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur rrethues, për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 291 i Kodit Penal.
- Më datë 19.10.2014, rreth orës 09.30, në fshatin Arapaj, është vjedhur banesa, e vjetër dhe e pabanuar e shtetases J.S, vjeç 39, banuese në Durrës, ku kanë marrë një sasi malli me vlerë 20.000 lekë. Neni 134 i Kodit Penal.
- Më datë 19.10.2014, u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit A. M., vjeç 35, banues në Durrës, pasi më datë 18.10.2014, në lagjen nr. 8, në banesën e tij ka kryer vepra të turpshme me shtetasen S.J, vjeç 9, banuese në Durrës. Neni 108/1 i Kodit Penal.
- Më datë 18.10.2014, ora 18.00, në fshatin Xhafzotaj, duke punuar për prishjen e një banese të vjetër, aksidentalisht i ka rënë pllaka betonit në këmbë, dhe ndodhet në SQU, jashtë rrezikut për jetën shtetasi E.T, vjeç 32, banues në Manëz. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës.
- Më datë 19.10.2014, gjatë natës persona të paidentifikuar kanë vjedhur 49 shufra bakri, që shërbejnë si tokëzues të transformatorëve në Nënstacionin Elektrik Rrashbull. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Shijak
- Më datë 19.10.2014, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen N.D, vjeç 65, banuese në fshatin Hamallaj, pasi bashkëshorti Ç.D, vjeç 65, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës se Rrethit Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.
- Më datë 19.10.2014, u plotësua kërkesë-kadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin GJ.Ç, vjeç 73, banues në fshatin Armath, pasi vajza M.Ç, vjeç 35, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës se Rrethit Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.
- Më datë 19.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Ç.D, vjeç 65, banues në fshatin Hamallaj, pasi rreth orës 10.00, në banesë, ka ushtruar dhnë fizike ndaj bashkëshortes N.D, vjeç 65. Neni 130/a i Kodit Penal.
- Më datë 19.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin GJ.Ç, vjeç 65, banues në fshatin Hamallaj, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vajzës M.Ç, vjeç 35, pasi ndaj saj është. Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.A, vjeç 32, banues në Shkodër, pasi ka ushtruan dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të fejuarës së tij, shtetasi GJ.Ç. Neni 130/a i Kodit Penal.
- Më datë 19.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin N.P, vjeç 53, banues në fshatin Katund-Sukth, pasi rreth orës 15.00, në fshatin Katund-Sukth, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin A.V, vjeç 44, banues në Katund-Sukth. Neni 84 i Kodit Penal.
- Më datë 19.10.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit I.H, vjeç 55, banues në Durrës, pasi rreth orës 16.30, në fshatin Rrushkull ka kanosur me fjalë shtetasin L.Q, vjeç 32, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Elbasan
- Më datë 19.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R.M, vjeç 51, banues në Elbasan, pasi në lagjen “5 Maj”, u kap duke ndërtuar një objekt pa lejet përkatës. Neni 199/a i Kodit Penal.
- Më datë 19.10.2014, ora 14.30, në lagjen “5 Maj”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V.Ç, vjeç 50, ku ka pasur vetëm dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka rënë aksidentalisht. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
- Më datë 19.10.2014, filloi procedimi penal dhe po punohet për kapjen e shtetasit M.A, vjeç 38, banues në Elbasan, pasi rreth orës 12.30, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se ka vjedhur dy celularë të tipit “Samsung”, në pronësi të shtetases R.M, vjeç 41, banuese në Elbasan. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Librazhd
- Më datë 19.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H.D, vjeç 50, banues në fshatin Gurrë, pasi rreth orës 16.00, në afërsi të banesës ka fyer e ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait A.D, vjeç 59, banues në fshatin Gurrë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Elbasan. Neni 130/a i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Korçë
- Më datë 19.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Pandi Stefo, 23, banues në Korçë, pasi gjatë natës, në lagjen nr.2, ka vjedhur banesën e shtetases K.P, vjeç 51, ku ka marrë materiale bakri për skrap, si dhe ju gjet e bllokua 1 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nga veprimet e kryera rezulton se para disa ditëve, në lagjen nr. 3, ka vjedhur banesën e shtetasit N.T, vjeç 63, i cili ka bërë kallëzim rreth orës 09.00, pasi ndodhej në Greqi. Nenet 134, 283 e 134 të Kodit Penal.
- Më datë 19.10.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R.D, vjeç 46, banues në fshatin Belorta, pasi rreth orës 13.00, në lagjen Nr. 9, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin G.Z, vjeç 28, banues në fshatin Belorta. Neni 84 i Kodit Penal.
- Më datë 19.10.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R.M, vjeç 53, banues në fshatin Zëmblak, pasi rreth orës 17.30, në fshatin Zëmblak, gjatë një konflikti, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin R.B, vjeç 37, banues në fshatin Zëmblak. Neni 89 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Devoll
- Më datë 19.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.B, vjeç 50, banues në fshatin Bilisht, pasi rreth orës 00.30, në rrugën Hoçisht-Vërlen, me kamionin tip “Benz”, pa targë, u kap duke transportuar lëndë drusore pishë, të prera në mënyrë të paligjshme, që u bllokuan me cilësinë e provës materiale. Neni 205 i Kodit Penal.
- Më datë 19.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.H, vjeç 53, banues në fshatin Gracë, pasi rreth orës 01.00, në rrugën Hoçisht-Vërlen, me kamionin tip “Man”, me drejtues shtetasin R.A, vjeç 46, banues në fshatin Kapshticë, u kap duke transportuar 10 m³ dru zjarri, të prera në mënyrë të paligjshme, që u bllokuan me cilësinë e provës materiale. Neni 205 i Kodit Penal.
- Më datë 19.10.2014, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G.D, vjeç 35, banues në fshatin Çetë, pasi rreth orës 21.30, në fshatin Miras, u kap duke transportuar 2 m³ dru zjarri, me mjetin tip “Benz”, kamion, pa dokumentacionin përkatës, i cili u bllokua në cilësinë e provës materiale së bashku me lëndën drusore. Neni 205 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Pogradec
- Më datë 19.10.2014, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen O.B, vjeç 28, banuese në fshatin Laktesh, pasi më datë 18.10.2014, bashkëshorti S.B, vjeç 28, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Pogradec. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.
Komisariati i Policisë Berat
- Më datë 19.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi S.T, vjeç 30, banues në Berat, i dënuar për “Prodhimi e shitja lënde narkotikëve”, pasi rreth orës 04.00, në lagjen “30 Vjetori”, u kap me biçikletën e vjedhur, në pronësi të shtetasit D.Ll, vjeç,78, banues në Berat. Neni 134 i Kodit Penal.
- Më datë 19.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë shtetasit F.K, vjeç 51, banues në fshatin Velabisht, pasi rreth orës 14.30, në fshatin Velabisht, me vetëgjyqësi, ka dëmtuar 6 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit A.B, vjeç 52, banues në fshatin Velabisht. Nenet 150 e 277 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kuçovë
- Më datë 19.10.2014, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen H.S, vjeç 44, banuese në fshatin Perondi, pasi bashkëshorti G.S, vjeç 50, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Ligjin Nr. 9669, datë 18.12.2006.
Komisariati i Policisë Fier
- Më datë 19.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Vasillaq Dashi, vjeç 60, banues në Fier, pasi rreth orës 09.40, në lagjen “16 Prilli”, duke drejtuar pa lejë drejtimi motorin tip “Lonçin”, është përplasur me mjetin tip “Opel”, të drejtuar nga shtetasi M.S, banues në Fier, ku për pasojë është dëmtuar shtetasi V.D, i cili pas mjekimit ndodhet në banesë. Neni 291 i Kodit Penal.
- Më datë 19.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Sabri Hamzaj, vjeç 47, banues në fshatin Baltëz, pasi rreth orës 03.00, në fshatin Baltëz, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes D.H, vjeç 35. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.
- Më datë 19.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Klajdi Sherifi, vjeç 33, banues në fshatin Radostinë, pasi rreth orës 13.00, në lagjen “Apolonia”, i ka vjedhur portofolin shtetases I.A, vjeç 38, banuese në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.
- Më datë 19.10.2014, u plotësua Kërkesë-Padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen A.R, vjeç 39, banuese në Fier, pasi djali R.H, vjeç 59, banues në Fier, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet procedurale i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.
- Më datë 19.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F.D, vjeç 69, banues në fshatin Radostine, , me leje drejtimi , pasi rreth orës 15.00, në aksin rrugor Fier–Seman, duke drejtuar mjetin tip “Peguot”, është përplasur me mjetin tip “Volskvagen”, me drejtues shtetasin A.S, vjeç 19, banues në fshatin Dermenas, me leje drejtimi, për pasojë është dëmtuar shtetësia që ndodhej në mjetin tip “Peguot”, Shaqe Rakip Driza, vjeç 08.04.1953, banuese në fshatin Radostine, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Lushnjë
- Më datë 19.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G.D, vjeç 31, banues në fshatin Karbunarë e Vogël, pasi rreth orës 11.00, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”, pa targa. Neni 291 i Kodit Penal.
- Më datë 19.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Hekuran Veliaj, vjeç 24, banues në Lushnjë, i pajisur me leje drejtimi, pasi rreth orës 11.20, në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, ka aksidentuar me vdekje shtetasen XH.M, vjeç 73, banuese në Durrës. Neni 290 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Vlorë
- Më datë 19.10.2014, shtetësia E.LL, vjeç 19, banuese në Vlorë, ka bërë kallëzim se nëpërmjet telefonit, është kanosur nga një numr celuari. Punohet për identifikimin dhe shoqërimin e autorit. Neni 275 i Kodit Penal.
- Më datë 19.10.2014, ora 16.30, në lagjen “28 Nëntori”, shtetasit K.N, vjeç 32, banues në Vlorë, i kanë vjedhur kasetofonin e mjetit tip “Ford”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
- Më datë 19.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi E.O, vjeç 17, banues në fshatin Dukatë, pasi rreth orës 10.00, në fshatin Dukatë, u kap drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz. Neni 291 i Kodit Penal.
- Më datë 19.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S.E, vjeç 46, banues në Vlorë, pasi më datë 19.10.2014, në fshatin Dhërmi, u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Sarandë
- Më datë 19.10.2014, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen M.K, vjeç 41, banuese në Berat, pasi bashkëjetuesi L.K, vjeç 42, ka ushtruar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Sarandë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.
- Më datë 19.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit DH.DH e E.XH, vjeç 47 e 36, banues në Delvinë, pasi më datë 19.10.2014, në Sarandë, në lokalet e tyre u kapën duke ushtuar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale iu gjetën e bllokuan makina elektronike, pa leje. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Lezhë
- Më datë 19.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit F.GJ e M.C, vjeç 27 e 24, banues në fshatin Balldre e Ishull-Lezhë, pasi rreth orës 14.00, në fshatin Balldre, në dyqanin e tij, kanë kanosur me fjalë shtetasin A.D, vjeç 48, banues në fshatin Balldre, pasi A.D më datë 18.10.2014, ka goditur shtetasin N.GJ, ngjarje për të cilën është proceduar penalisht. Nenet 84, 277 e 25 të Kodit Penal.
- Më datë 19.10.2014, shtetasi P.GJ, vjeç 36, banues në fshatin Rrobozhdë, kallëzon se rreth orës 12.45 i është larguar nga banesa bashkëshortja R.GJ, vjeç 27. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Lezhë.
- Më datë 20.10.2014 , rreth orës 21.55, në lagjen “Besëlidhja”, në banesë është vetëhelmuar shtetësia O.K, vjeç 22, e cila është dërguar në QSUT, dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Lezhë. Neni 99 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kurbin
- Më datë 19.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi M.L, vjeç 41, banues në fshatin Manati, i pajisur me leje drejtimi , pasi rreth orës 13.00, në rrugën Mamurras-Fushë Milot, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me vdekje shtetasin Z.B, vjeç 50, banues në Laç. Neni 290 i Kodit Penal.
- Më datë 19.10.2014, u arrestuan në flagrancë shtetasit D.L e R.L, vjeç 23 e 18, banues në fshatin Shullaz, pasi rreth orës 14.00, në ish Uzinën e Superfosfatit janë kapur në flagrancë duke vjedhur hekur për skrap. Neni 134/2 e 25 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Shkodër
- Më datë 18.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S.H, vjeç 30, banues ne fshatin Vukatanë, i pajisur me leje drejtimi , pasi rreth orës 19.00, në rrugën Shkodër–Vukatanë, në lagjen “Mark Lula” te “Ura e Thive”, duke drejtuar motoçikletën tip “Yamaha” , është aksidentuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
- Më datë 19.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F.P, vjeç 78, banues në lagjen “Vasil Shanto”, pasi ka bërë kallëzim shtetasja B.P, vjeç 42, banuese në lagjen ”Vasil Shanto”, se prindërit e bashkëshortit, i kanë dhunuar banesë në pronësi, duke e bllokuar. Neni i 112 i Kodit Penal.
- Më datë 19.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen T.K, vjeç 48, banuese në fshatin Guci e Re, pasi rreth orës 09.30, në oborrin e shtëpisë, duke lëvizur me mjetin tip “Audi”, e pajisur me leje drejtimi , ka aksidentuar nipin A.N, vjeç 3, banues në Tiranë, i cili ndodhet në Qendrën e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
- Më datë 19.10.2014, gjatë natës, në lagjen ”Tre Heronjtë”, persona të paidentifikuar kanë vjedhur me thyerje minimarketin, në pronësi të shtetasit L.P, vjeç 67, banues në Shkodër, ku kanë marrë 100.000 lekë, 50 paketa cigare të markave të ndryshme dhe 6 kuti me parfume të markave të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
- Më datë 19.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi P.F, vjeç 23, banues në fshatin Golem, pasi rreth orës 17.20, në lagjen “Skenderbeg”, gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet 17.4 gr. bimë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/a i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Pukë
- Më datë 19.10.2014, rreth orës 11.00, në kullotat e fshatit Gojan i Vogël, shtetasi F.P, vjeç 10, banues në fshatin Gojan i Vogël Pukë, është plagosur nga një kapsollë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Pukë. Neni 92 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
- Më datë 19.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Gjon Lulashi, vjeç 27, banues në Shkodër, pasi rreth orës 14.30, në fshatin Tamarë, ka qëlluar në ajër me një armë zjarri pistoletë të markës “EKOL”, kalibër 9 mm, që e mbante pa leje. Në cilësinë e provës materiale, janë bllokuar 4 gëzhoja dhe arma. Nenet 278 e 274 të Kodit Penal.
- Më datë 19.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin N.P, vjeç 51, banues në fshatin Omaraj, pasi rreth orës15.00, në fshatin Reç është kapur duke transportuar lëndë drusore me mjetin tip “IFA”, pa dokumentacionin e duhur. Neni 205 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Tropojë
- Në vijim te informacionit të datës 18.10.2014, që bënë fjalë për djegien e mjetit tip “Volksvagen”, më datë 19.10.2014, filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasit A.G, vjeç 42, banues në Tiranë. Nenet 151 e 305 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Has
- Më datë 19.10.2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Zamir Sheta, vjeç 38, banues në Krumë, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë CEZ-Shpërndarja, dega Krumë, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike që furnizonte banesën e tij. Neni 137 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Mat
- Më datë 19.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.N, vjeç 44, banues në fshatin Bruç, pasi rreth orës 12.30, para muzeut Burrel, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin H.D, vjeç 56, banues në fshatin Prell, i cili ndodhet në SQU, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
- Më 19.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit L.K e H.K, vjeç 47 e 69, banues në Burrel, pasi rreth orës 16.20, në Qytetin e Burrelit kanë kanosur e tentuar të nxjerrin nga banesa e shtetases M.K, vjeç 34, shtetasin A.D, vjeç 29, banues në fshatin Bruç, i cili është me qera në këtë banesë. Nenet 84, 277 e 25 të Kodit Penal.
IV. DEPARTAMENTI I KUFIRIT&MIGRACIONIT
Drejtoria Rajonale e Kufirit&Migracionit Durrës
- Më datë 19.10.2014, rreth orës 23.10, në PKK-Port, në mjetin tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin A.SH, vjeç 43, banues në Shijak, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 kg. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/a i Kodit Penal.
Drejtoria Rajonale e Kufirit&Migracionit Korçë
- Më datë 19.10.2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.G, vjeç 25, banues në Maqedoni, pasi rreth orës 15.30, në PKK, Tushemisht, në hyrje, iu bllokua në cilësinë e provës materiale motori tip “Agusta”, i cili rezulton i vjedhur në Zvicër më datë 16.10.2013. Neni 141/a i Kodit Penal.
- Më datë 19.10.2014 ora 23.20, në PKK, Kapshticë, në hyrje, u kap shtetasi në kërkim Ervion Peca, vjeç 21, banues në Bathore, Tiranë, pasi Gjykata e rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendim nr. 720, datë 05.06.2013, e ka denuar me 3 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Neni 88/1 i Kodit Penal.
Drejtoria Rajonale e Kufirit&Migracionit Gjirokastër
- Më datë 19.10.2014, rreth orës 07.00, në SPK. Kakavijë, në pranë fshatit Glinë, janë ndaluar 6 shtetas të huaj, 2 pakistaneze dhe 4 sirianë, të cilët kanë hyrë në territorin e R.Sh, nga kufiri me Greqinë në mënyrë të pa rregullt. Shtetasit u proceduan me urdhra largimi vullnetarë.