Policia e Tiranës bazuar në një plan të detajuar masash mbi “Intensifikimin e masave investiguese, operacionale e proçeduriale lidhur me identifikimin, lokalizimin, zbulimin, gjetjen dhe kapjen e personave në kërkim në qarkun Tiranës”, brenda 48 orëve të fundit komisariatet kanë mundësuar kapjen e 10 personave në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Sa sipër, nga komisariatet janë mundësuar :
Kapja e të kërkuarit Arben Gjetani 42 vjec, lindur dhe banues në Tiranë.
Kapja e tij u realizua në afërsi të rrugës “Ali Demi” në Tiranë, pasi në ngarkim të tij, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka dërguar për ekzekutim të vendimit penal të datës 27.01.2014, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, e cila e ka denuar me 1 vit, 11 muaj burgim për veprën penale të penale të ” Vjedhjes” parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
Në rrugën “Myslym Shyri”, u bë kapja e personit në kërkim shtetasit Mario Bujar Maksut, 23 vjec, banues në Tiranë, i dënuar me parë për vjedhje. Sepse Gjykata e Rrethit Tiranë me vendim e datës 20.05.2014, e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikeve”, parashikuar nga neni 283/1 i K.Penal. E ndjek Seksioni Kundër Narkotikëve.
Kapja e të kërkuarit Gloris Robert Nezaj, 28 vjec, banues në Tiranë, pasi më datë 02.09.2014, që bënë fjalë për kanosjen me një armë pistoletë te shtetasit A.M, ju ka shmangur hetimit duke mos kallëzuar në polici, për veprën penale të “Kanosjes”. Neni 300 i K.Penal.
U bë kapja e personit në kërkim shtetasit Drilon Sahit Duraku 28 vjec, lindur në Kukë, banues në Bathore. U bë ndalimi i shtetasit në zbatim të urdherit të Prokurorit për ekzekutimin e vendimit penal të formës së prerë, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për kryerjen e vepres penale të “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt “ dhe në bazë të nenit 291 i K.Penal, e ka dënuar me 3 muaj burgim.
U bë kapja e personit në kërkim Eduart Lulëzim Koboçi, 18 vjec, lindur në Kukës dhe banues në Paskuqan Nr.2, Tiranë. I shpallur në kërkim pasi me datë 19.09.2014, ka vjedhur banesën e shtetasit V.M, veprën penale ” Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/2 i K.Penal.
Më datë 15.10.2014 ora 13.00, në afërsi të digës së Liqenit Artificial Tiranë, u kap shtetasi Orgest Sula Disha, 29 vjec, banues në Tiranë, sepse me vendim e datë 17.05.2013, ky shtetas është shpallur në kërkim për veprën penle “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike“. Neni 283/1 i K.P, dënuar me 5 vite burg.
Më datë 15.10.2014, ora 09.00, në vendin e quajtur fshati Vilez, komuna Zallbastar, u kap personi në kërkim Beqir Dalip Visha, 44 vjec, lindur dhe banues fshatin Zallbastar Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, me vendim të formës së prerë datë 03.03.2014, e ka dënuar me 2(dy)muaj burg për veprën penale “Prerjes së paligjëshme në pyje”, parashikuar nga neni 205 i K.P.
Më datë 16.10.2014, u kap personi në kërkim Ruzhdi Hasan Hasa 18 vjec, banues tek Fresku lagja Qesarak, i dënuar me 1 vit burg për vjedhje.
Më datë 15.10.2014, or 19.00, në Paskuqan në ambiemntet e baneses, u bë e kapja e shtetasit në kërkim Bledar Qamil Skarra, 28 vjec, lindur në Kukës dhe banues në Paskuqan. Shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim e datës 23.05.2014, e ka dënuar me 20 ditë burg ( i mbeten per te vuajtur 15 dite burg), për veprës penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i K.P.
Më datë 15.10.2014, ora 09:00, në rrugën “Idriz Dollaku”, u bë kapja e personit në kërkim Amarild Reis Varfi, 28 vjec, lindur dhe banues në Tiranë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë me vendim e datës 09.10.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i K.P.
Më datë 15.10.2014, ora 23.00, u arrestua në flagrancë shtetasi Lavdim Kalosh Metkola, 36 vjec, banues në Tiranë, sepse rreth orës 20.00, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij jane gjetur dhe sekuestruar: – Një automatik M-56 – Një pushkë dhjeteshe me qyte të thyer, – Një pushkë, dhjeteshe model 56. Neni 278/2 i K.P.