Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Jam diabetik, kam probleme seksuale

– Kam mbi 7 vjet që vuaj nga diabeti dhe jam vetëm 50 vjeç. Kam bërë kontrolle të vazhdueshme te mjeku dhe jam korrekt me mjekimin, por ndjej ulje të potencës seksuale. A ndikon diabeti tek ulja e aftësisë seksuale, a kanë të bëjnë ilaçet apo çfarë? Mund të na jepni informacion mbi këtë çështje dhe si mund të rregullohet? Theksoj që s’e kam patur më parë. Faleminderit.

Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: – I nderuar diabetik 50 vjeçar, më falni që ju drejtohem në këtë mënyrë, por duke mos patur të shkruar emrin tuaj, e ndjeva të arsyeshme t’ju drejtohem ashtu si edhe ju më keni shkruar në pyetjen tuaj. Fillimisht do të doja t’ju falënderoja për problematikën që keni ngritur në pyetjen tuaj. Rënia e fuqisë seksuale që ju përshkruani është një fenomen i zakonshëm për pacientët që vuajnë me diabet. Në momentin e shfaqjes së diabetit, thuajse gjysma e diabetikëve e kanë manifestuar një gjë të tillë, por gjatë ecurisë së sëmundjes, në një moment a në një tjetër, edhe gjysma e pacientëve të tjerë preken nga kjo situatë klinike. Kur më pyesni nëse diabeti është i lidhur me këtë çrregullim, ju deklaroj prerë që diabeti është vetë shkaku sepse diabeti ka disa lidhje të drejtpërdrejta dhe të tërthorta me aktivitetin seksual. Në fakt, nisur nga mosha juaj dhe mbi të gjitha, “mosha e diabetit”, më bën të mendoj që ju vuani nga tipi 2 i diabetit që është dhe tipi më beninj. Kjo, e trajtuar në aspektin që, nëse ndiqet si duhet tipi 2 i diabetit, nuk para jep dëmtime ose këto i shfaq në faza të mëvonshme të sëmundjes.

– Në rastin tuaj konkret, ju referoni se keni qenë i rregullt, por në të vërtetë, neve na mungojnë të dhënat e ecurisë suaj klinike, që do të thotë se nuk kam përpara të shtruar si ka qenë kontrolli i glicemisë (sheqerit) këto 7 vjet dhe sidomos, vitin e fundit. Nëse ndjekja nuk ka qenë si duhet, është e pritshme t’ju shfaqen komplikacione të diabetit, siç është rënia e potencës seksuale (po ruaj termin që keni përdorur vetë në pyetjen tuaj). Këtë bindje se është sëmundja që jua ka shkaktuar problemin, ma përforcon edhe fakti tjetër që ju thoni se nuk e kishit këtë problem para se të shfaqej diabeti. Deri këtu, besoj se situata është e qartë, pa dashur të hyj në detaje se si arrin diabeti të dëmtojë enët e gjakut, nervat, gjendjen emocionale, të gjithë këta komponentë shumë të rëndësishëm të sjelljes dhe aktivitetit seksual të çdo individi. Këshilla e parë që do të jepja është të kërkoni ndihmë te mjeku specialist që ju trajton. Këshilla e dytë ka të bëjë me faktin se nuk duhet ta merrni me shumë panik këtë gjendje sepse mundësia është e madhe që si me barna, ashtu edhe me forma të tjera të trajtimit, kjo problematikë të zbutet ose të kurohet plotësisht. Sot, mjekësia botërore ka bërë të mundur zgjidhje jo vetëm me barna të këtij problemi, por kur është e nevojshme, ka edhe zgjidhje të tjera bashkëkohore, kirurgjikale. Në varësi të rëndesës së këtij problemi, vjen edhe zgjidhja. Barnat për trajtimin e kësaj sëmundjeje janë të shumëllojshme, duke filluar që nga produktet bimore që stimulojnë aftësitë seksuale, por edhe klasa të ndryshme medikamentesh që jepen në këtë drejtim. Në fakt, trajtimi kompleks i problemit nuk ka të bëjë me stimulimin me barna, por me një trajtim shumëplanësh, kryesisht në aspektin psikologjik dhe mbi të gjitha, në mbajtjen nën kontroll të diabetit, hipertensionit dhe sëmundjeve të tjera të zemrës, që shpesh janë bashkudhëtare me problemet e impotencës seksuale. Ndaj, mos humbisni shumë kohë dhe kërkoni ndihmën e mjekut e stafit mjekësor që ju trajton dhe mos e shikoni me pesimizëm këtë gjendje sepse jam i bindur që do të gjejë një zgjidhje pozitive. Pres të më shkruani sërish. Ju faleminderit.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si të zgjasim përdorimin e rimelit të syve?

Next Post

Kam dhimbje pas koke

Advertisement