Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Pyetje-përgjigje për seksin
Ime shoqe më tradhton. A mund ta fitoj me gjyq fëmijën tim?
Si të bëj një njoftim tërheqës?

Ime shoqe më tradhton. A mund ta fitoj me gjyq fëmijën tim?

– Jam një zotëri që dua të ndahem nga ime shoqe, edhe pse kemi 4 vjet të martuar. Ka pothuajse një vit që ajo nuk kryen detyrat e saj si bashkëshorte në çdo drejtim. Përveç kësaj, nuk punon dhe e mbaj unë, ndonëse ka një profesion të mirë. I kam blerë gjithçka, pra, nuk i mungon asgjë dhe, pavarësisht kësaj, prej 1 viti më tradhtonte me një tjetër. E ruaja, por nuk e kapja dot. Një ditë, duke kontrolluar celularin e saj, gjeta mesazhe të shkëmbyera në Facebook dhe mesazhe intime me të. Aq shumë u trondita sa fillova t’i bërtas dhe e godita me një shpullë. Ajo shkatërroi gjithçka në celular dhe më denoncoi si njeri të dhunshëm. Ju betohem që nuk jam i dhunshëm, por ajo më kërceu në fyt duke më thënë që “është jeta ime dhe kam të drejtë të bëj ç’të dua”, ndërsa pastaj e mohonte. Tani që ka fshirë mesazhet, më thotë që nuk kam fakte. Kam një vajzë 6 muajshe, por dua ta fitoj unë. Sa kam mundësi ta kem unë këtë vajzë, ta fitoj me gjyq, domethënë? Po shtëpinë, a rrezikoj të ma marrë ajo? Theksoj që shtëpinë e kam në emrin tim…

Av. Drn. Alban Duraj, “Duraj Lavv Firm”, email: info@durajlaë.com, cel. 0692737706 & ++35544532512:I nderuar zotëri, më vjen shumë keq që keni patur kaq shumë mosmarrëveshje dhe probleme me bashkëshorten tuaj. Përpara se t’ju jap zgjidhjen juridike, dua t’ju këshilloj që të mos ndërmerrni veprime të nxituara si: Mos të ushtroni dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shmangni dhunën verbale dhe çdo debat të panevojshëm. Tani ju e keni marrë vendimin për të zgjidhur martesën dhe duhet të ruani qetësinë. Për të zgjidhur problemet që keni me të, duhet të ndiqni vetëm rrugën ligjore, e cila është rruga e duhur, që ju jep zgjidhje reale. Çdo rrugë tjetër që për momentin mund t’ju duket si më e thjeshta dhe e moralshme, do të jetë me pasoja të mëdha ligjore për ju dhe nuk fitoni asgjë, do të jeni vetëm i humbur. Le t’i analizojmë shqetësimet tuaja me radhë.

– Për të ushtruar përgjegjësinë prindërore mbi fëmijën, Kodi i Familjes përcakton si më poshtë:

Advertisement

– Në nenin 155 përcaktohet se: “Para se gjykata të marrë një vendim të përkohshëm ose përfundimtar lidhur me mënyrën e ushtrimit të përgjegjësisë prindërore, të drejtës së vizitës ose të besuarit të fëmijës njërit ish-bashkëshort, duhet të thërrasë nje psikolog ose punonjës social, i cili, para se të japë mendimin, duhet të marrë të dhëna për gjendjen materiale dhe morale të familjes, kushtet në të cilat jetojnë dhe ku është më e përshtatshme të jetojë fëmija. Në rast se gjykata arrin në konkluzionin se fëmija, përkohësisht, duhet t’i besohet një personi të tretë ose një familjeje kujdestare, duhet të marrë mendimin e sektorit të ndihmës dhe shërbimeve sociale pranë bashkisë së vendit ku zhvillohet gjykimi. Në nenin 157, përcaktohet se: Gjyqtari, në këtë rast, merr në konsidertë:

  1. Marrëveshjen e bërë ndërmjet ish-bashkëshortëve;
  2. Mendimin dhe ndjenjat e shprehura nga fëmija i mitur, duke vlerësuar moshën dhe zhvillimin e tij;
  3. Mendimin e psikologut ose të sektorit të shërbimeve sociale pranë bashkisë, pasi këta të kenë dëgjuar fëmijën.

– Neni 158 përcakton se “Prindi që nuk i është lënë fëmija për rritje dhe edukim, ruan të drejtën të mbikëqyrë mbajtjen dhe edukimin e fëmijës e për pasojë, të informohet dhe të konsultohet për zgjedhjet e rëndësishme që lidhen me jetën e tij. Ai kontribuon në raport me burimet e tij dhe ato të prindit tjetër. E drejta e vizitës dhe e banimit sipas kushteve të përcaktuara nga gjykata, nuk mund t’i refuzohen veçse për arsye të rënda që dëmtojnë interesat e fëmijës”. Sipas praktikës gjyqësore, në rastet si i juaji, gjykatat kanë vendosur që fëmijët në këtë moshë, deri në moshën 12 vjeç, të jetojnë me nënën. Vendimet e tyre i kanë argumentuar se fëmija në këtë moshë ka nevojë për përkujdesjen dhe edukimin e nënës. Kështu, edhe në rastin tuaj, vendimi nuk do të jetë në favorin tuaj. Unë ju këshilloj që edhe nëse merrni një vendim në disfavorin tuaj, t’i qëndroni afër fëmijës, të paguani detyrimin ushqimor që do të vendosë gjykata dhe pas moshës 12 vjeç të fëmijës, mund t’i drejtoheni gjykatës me kërkesë për të fituar përgjegjësinë prindërore.

– Si do të pjesëtohet shtëpia?

– Nëse shtëpinë ju e keni blerë pas martesës, ndonëse ajo mban emrin tuaj, ju jeni bashkëpronar me bashkëshorten tuaj. Gjykata, për pjesëtimin e saj, do të vlerësojë kontributin e të dyve dhe vendimet në këto raste, përgjithësisht, vendosin ta pjesëtojnë atë në pjesë të barabartë midis bashkëshortit dhe bashkëshortes. Në rast se ju do ta keni blerë këtë pronë përpara martesës, atëhere jeni i vetmi pronar i saj. Shpresoj të jemi të qartë në analizën e mësipërme. Jeni të ftuar të kontaktoni me zyrën tonë, për të ndjekur procedurat e mëtejshme ligjore. Perzemërsisht, Av. Drn. Alban Duraj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pyetje-përgjigje për seksin

Next Post

Si të bëj një njoftim tërheqës?

Advertisement