Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Gruaja ime ishte e përdalë!

Unë jam Martini. Jam dyzet e dy vjeç dhe jam babai i një vajze të mrekullueshme njëzet e një vjeçare që quhet Ana.
Historia ime është një histori e gjatë dhe shumë e komplikuar, por që unë dua ta përmbledh në pak rreshta, ndryshe do të duheshin vite për ta treguar.
U dashurova me Matildën kur ajo ishte ende e vogël dhe nuk merrte vesh fare nga këto punë. Qëkur e pashë, vendosa që ajo do të bëhej gruaja ime. Ajo ishte e vogël dhe topolake, si ndonjë kukull. Ka qenë femra e parë dhe e vetme që unë kam dashuruar. Dhe nuk po e them ashtu siç mund të thuhet në këto raste. Jo, unë e kam dashur vërtet atë vajzë me gjithë shpirt. As që kisha ndërmend të bëja shkollë. Isha shumë i mirë në mësime, por shkolla nuk më pëlqente. Vetëm ngaqë prindërit e saj e donin dhëndrin me shkollë unë iu futa gjimnazit dhe universitetit. U përpoqa t’i mbaroja sa më mirë, që të kisha një punë që të gjithë ta pëlqenin.
Matilda ishte tip shumë i heshtur. Ajo rrallë fliste, por mua më pëlqente kur më buzëqeshte. Ishte shumë e pastër dhe naive. Mendoja se ajo kishte nevojë për një njeri si unë, që ta mbronte.
Shpeshherë, nuk e dija nëse më donte aq sa unë. E pyesja, por ajo vetëm më qeshte dhe më puthte. Kjo më lumturonte pa masë.
Ne e kalonim kohën vetëm bashkë. Të gjithë na njihnin si “ai çifti që nuk ndahet kurrë”. Ajo ishte jeta ime, drita e syve të mi. Nëse nuk e shihja, bëhesha keq. Mezi po prisja që të mbaroja shkollën, të kisha një punë dhe të martohesha me të, por shtatzania e saj e papritur na i prishi planet. Kjo gjë nxehu edhe prindërit e saj, të cilët më panë si ndonjë kafshë prehistorike që isha tallur me vajzën e tyre të gjorë. Pas shumë debateve, sherreve, ngritjeve të zërit nga të dyja familjet tona, u fejuam dhe shumë shpejt caktuam datën e martesës. Për mua kjo nuk ishte shumë e rëndësishme. E kisha ndarë mendjen që ajo do të bëhej gruaja ime. Në fakt, kisha dëshirë që t’i bëja gjërat për së mbari, por nga ana tjetër, isha aq i lumtur që ajo mbante në bark fëmijën tonë. Vendosëm të mos e merrnim vesh seksin e bebes dhe të prisnim derisa të vinte lindja.
Kur ana doli në jetë ishte një gjë e vogël dhe e kuqe që qante pa pushim. Ia vumë emrin Ana sepse mamaja e Matildës ia kishte vënë kështu vajzës së saj që i kishte vdekur qëkur ishte bebe. Për Matildën ishte shumë e rëndësishme që mamaja të shihte se si Ana kishte rilindur sërish. Pranova. Për çdo gjë që ajo thoshte, unë pranoja sepse doja vetëm që Matilda të ishte e lumtur.
Në fillim jetonim me prindërit e saj, derisa unë mbarova universitetin. Më pas, me ndihmën e familjeve tona dhe disa kursimeve të mia, blemë një shtëpi tonën. Unë nisa të punoja, ndërsa Matilda rrinte në shtëpi me Anën. Këtë kisha dashur gjithnjë: Një familje të ngrohtë dhe të dashur. Asgjë nuk mund të më bënte më të lumtur.
Pas njëfarë kohe, kur Ana mbushi një vjeç, Matilda më tha se dëshironte të niste një punë, pasi mërzitej shumë në shtëpi. Unë në fillim nuk isha dakord, pasi kisha frikën e vajzës. Nuk doja që ta çonim në çerdhe apo kopësht. Doja që ajo të rritej me Matildën, por ime shoqe as që e çonte nëpër mend. Ajo më thoshte se ishte mërzitur duke ndenjur gjithë kohës në shtëpi, se i kishin ardhur në majë të hundës enët, plehërat, larjet dhe shpëlarjet. Kështu, u detyruam që Anën ta çonim në çerdhe, ndërsa Matilda nisi punë. Pikërisht gjatë kësaj kohe, gjërat nisën të rrokullisesin.
Unë nisa një tjetër punë. Së bashku me një mikun tim, hapëm një biznes privat. Na eci shumë mirë që në fillim. Kjo bëri që të ishim shumë mirë ekonomikisht. Lëvizëm në një shtëpi më të madhe dhe jetonim më mirë. Matilda mori edhe një grua që të kujdesej për shtëpinë. Ajo vetë nuk bënte më asgjë, përveçse shpenzonte para, duke u veshur me gjëra luksoze e të shtrenjta dhe duke dale me shoqet e saj. Ana ishte gjatë gjithë kohës ose me dadon, ose me mua. Mamanë e saj nuk e shihte asnjëherë. Për një kohë të gjatë u mundova të flisja me të, të gjeja se çfarë nuk shkonte që ajo po sillej kështu, por Matilda kishte ndryshuar. Ajo nuk ishte më ajo vajza e turpshme dhe naive, por një njeri që nuk e njihja.
Dalëngadalë, netët me shoqe, u kthyen në netë me shoqe e miq, derisa përfunduan vetëm në netë me miq. Shumë njerëz më thoshin se çfarë bënte. Pastaj, nuk kisha nevojë ta dëgjoja nga njerëzit. E shihja me sytë e mi në ç’gjendje ishte ajo. Vinte e dehur dhe e kishte bërë shtëpinë si hotel.
E gjithë kjo situatë nuk durohej më, ndaj edhe kërkova divorcin. E doja akoma, e doja shumë. Ose më saktë, doja Matildën që unë mendoja se ajo ishte, doja atë vajzën e vogël që më buzëqeshte, jo atë femër të përdalë që kisha në shtëpi. Nëse nuk do të kishim pasur Anën, nuk do ta kisha bërë divorcin, do të përpiqesha më shumë për ta rifituar përsëri, por nuk doja që vajza ta shihte mamanë e saj në atë gjendje. Mora një avokat të mirë dhe arrita ta merrja unë vajzën në kujdestari. Mendova se ky fakt do ta vriste, por asaj nuk i bëhej më vonë. Kishte marrë fund.
Unë prej vitesh jetoj me Anën. Ajo shpeshherë shkon ta takojë Matildën në apartamentin që i lashë. Tani ajo është kthyer sërish në një njeri të brishtë dhe të vetmuar, ndërsa Ana është bërë një zonjushë e vërtetë. Më pëlqen që është e edukuar dhe inteligjente. Ajo ka kuptuar gjithçka që ka ndodhur mes nesh, ashtu siç e kupton që unë ende e dua Matildën, ndaj edhe kemi vendosur që një nga këto ditë, t’i bëjmë një vizitë të dy dhe ta marrim në shtëpinë tonë…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (2) View Comments (2)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kush është Lenjani?

Next Post

Gjendet një dhëmb mamuthi

Advertisement