Genc Prelvukaj, solisti i grupit Etnoëngjëjt si dhe këshilltar i Ministrit të Kulturës, Memli Krasniqit, ka marrë një mesazh fyes nga analisti Enver Rrobelli përmes rrjetit social, Facebook. Pas deklaratës që ky i fundit ka bërë një ditë pas ndeshjes Shqipëri – Serbi, sipas të cilës e gjitha ka qenë primitivizëm dhe gjesti i flamurit në stadium ka qenë një provokim. Pas kësaj ka patur mjaft reagime nga personalitete të ndryshme shqiptare që bien në kundërshtim me të, por ai që e ka bërë më me forcë këtë ka qenë Genc Prelvukaj. Si përgjigje të këtij reagimi, Robelli ka vërshuar me një lum fyerjesh ndaj tij. Vetë Genci bën të ditur gjithcka duke thënë se fjalët e dërguara prej tij në formë mesazhi, janë fjalë rruge dhe se shkrimet e tij janë vetëm një grumbull i sharjeve të një niveli të ulët. Personi në fjalë është shprehur se nuk i bën aspak përshtypje mendimi i Gencit i shprehur disa ditë më parë si dhe fyen simbolin shpirtëror të shqiptarëve duke e quajtur një copë tekstili ndërsa Shqipërinë një pjellë të pseudopatriotëve. “ Përmes mesazhit të dërguar vetëm se ka vërtetuar fjalët e mia që gjuha e tij e natyrshme është gjuhë e rrugës”, thotë Genci mjaft i indinjuar. “ Përmes mesazhit keni provuar të më fyeni me çdo fjalë të rëndë por në fakt ma kthyet buzëqeshjen sepse nëse deri atëherë isha në dyshim për ju tani ma vërtetuat se nuk e kisha gabim në asgjë. Fyerjet që ju adresuat tek unë është një material i mirë për të parë njerëzia gjëndjen ku dëshpërimisht ndodheni”, ka përfunduar Genci i cili në statusin e këngëtarit me grupin Etno Ëngjëjt, kanë edhe një nga këngët më të bukura patriotike që konsiderohet himn për shqiptarinë.
Advertisement