Gazetarja e njohur e programeve kulturore, Fjodora Fjora është bërë nënë. Gazetarja e njohur ka birësuar një djalë të vogël, procedurat e birësimit të të cilit i ka nisur që në muajin maj të këtij viti. Në këtë mënyrë, Fjodora është shndërruar në personazhin e parë publik që ndërmerr këtë hap në Shqipëri. Yjet e njohur botërorë e kanë ndjekur prej kohësh këtë taktikë të birësimit të fëmijëve dhe këtu do të veçonim çiftin Zholi-Pit apo Madonën. Aktualisht, që prej dy javësh, Fjodora po shfaqet në ekranin e Ora Nevvs me programin e saj të ri “Culture Box”, pas viteve të suksesshme në Vizion Plus. Tani, gazetarja do të ketë edhe një arsye më shumë për t’u përmendur pozitivisht.
Advertisement