Enca sfidon Katy Perryn. I pëlqen të puthë femra. Dhe këtë nuk po e themi ne, por vetë Enca e cila është shprehur se në koncertin e saj të fundit ka puthur një vajzë dhe kjo i ka pëlqyer shumë madje. Kjo deklaratë e Encës i ka c’orientuar së tepërmi fansat e saj, kryesisht ata meshkuj. Këta të fundit kanë reaguar menjëherë për të mësuar a janë të vërteta këto fjalë apo mbetet thjesht një provokim i Encës. Kjo mbetet ende një mister në fakt, ndërkohë që vetë Enca sapo është kthyer nga koncerti i saj më i fundit në Gjermani ku ishte bashkë me Noizyn. Dhe përsa i përket lidhjes së këtyre të fundit, ende asgjë nuk është e qartë sepse edhe pse i dolën fjalë se mës tyre kishte një lidhje, ata kudo shfaqen si miq të mirë dhe asgjë më tepër. Ndërsa përsa i përket muzikës, Enca po punon për klipin e saj më të ri si dhe me shumë mundësi mund të presim një bashkëpunim mes saj dhe këngëtares së talentuar nga Kosova, Kida.
Advertisement