E dinim që këngëtaret Dafina Zeqiri dhe Beatrix Ramosaj kishin miqësi me njëra-tjetrën edhe pse nuk takoheshin shpesh bashkë për shkak të largësisë. Tani duket se mikeshat do ta përforcojnë këtë miqësi edhe me një bashkëpunim në muzikë. Jo shumë veta e dinë që Dafina Zeqiri përvcse këndon, edhe shkruan vetë këngë, madje disa prej këngëve të saj ua ka realizuar vetë vijën melodike. Dhe këtë herë, Daffy ka vendosur të shkruajë një këngë për Beatrixin. Kënga është e zhanrit “Dance hall” dhe pritet që të dalë në nëntor. Klipi i këngës do të xhirohet në Kosovë dhe Beatrix është shumë entuziaste dhe optimiste për suksesin e këngës e cila me siguri do të pritet mirë. Dafina është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera dhe më të suksesshme shqiptare por edhe shumë altruiste përderisa zgjedh të kontribuojë edhe në suksesin e kolegeve. Në rastin e Beatrix-it, Dafina e ka mbështetur gjithnjë talentin e saj dhe kjo është arsyeja që merr përsipër të realizojë një këngë për të.
Advertisement