Ndoshta, pasi ta lexoni do t’iu duket ndonjë “lajthitje“ e momentit e Aurelës, por ja që kjo është njëra nga dëshirat më të sinqerta të këngëtares Aurela Gace. Ajo thotë se kur të rritet dëshiron që të jetë 70 vjec dhe të jetë akoma në skenë si baca Sabri. “Më mahnit forca e këtij njeriu. 70 vjec, akoma në skenë dhe i njëjtë siç e mbaj mend, me të njëjtin pathos , me të njëjtin sharm….. Çdo fundjavë fluturon me avion kudo ku e ftojnë në diasporë, në diskoteka të mëdha ( po po ) , të mbushur me të rinj që marrin energji nga ky njeri që nuk i shteron energjia, e të dielen merr avionin përsëri e mbërrin direkt në provat e “Dance ëith me” . Dhe vazhdon kërcen i buzëqeshur. E pse duhet të marr shembull një artist tjetër nëpër botë, kur ja ku e kam shembullin përpara syve?”, ka thënë Aurela duke u shprehur se Sabri Fejzullahu për të është një frymëzim. Dhe ta mendosh që këtë e thotë një njeri mjaft energjik si Aurela Gace! Kjo do të thotë se ajo nuk ngopet ndonjëherë me energjinë që e karakterizon dhe këtë e vërteton cdo natë që këndon në Crazy Calvin.
Advertisement