Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ata qe nuk intervistuam dot kete jave. Nga Artan KRISTO

E lexuat gazeten Intervista sot? Kishte shume intervista interesante apo jo? Por e dini se kishte edhe shume personazhe qe nuk i intervistuam dot? Ja, disa nga ata…

EDI RAMA
Sipas EUROSTAT, gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, 3915 shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian, duke e renditur Shqipërinë të dytën, pas Serbisë, me 10585 kërkesa në 6 muaj. Si e shpjegon këtë shifër kryeministri ynë Edi Rama? Pse ikin njerëzit? Nuk kanë dëgjuar kryeministrin tonë kur thotë se “ka filluar rritja ekonomike”, se “ekonomia jonë po shkon përpara” se “rendi dhe siguria kanë hyrë në parametra të tjerë”, etj.? Nuk kanë besim te Rilindja, apo Kryeministri ia fut kot se gjendja ekonomike dhe ajo sociale në përgjithësi, është përkeqësuar? Ja, për këtë deshëm të marrim një përgjigje direkte nga zoti Edi Rama…

ADRIATIK LLALLA
Këtë javë deshëm të takonim Kryeprokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, por nuk mundëm. Deshëm ta pyesnim zotin Llalla për konfliktin e tij me prokurorin Shkëlqim Hajdari, konflikt që degjeneroi në dhunë fizike e cila nuk është pranuar nga Prokuroria. Ajo, ditën e sherrit, ka bërë deklaratë zyrtare se Adriatik Llalla nuk është përfshirë në përplasje fizike dhe as në ndonjë sherr me Shkëlqim Hajdarin. Në komunikatë, flitet bile për dy prokurorë të tjerë, pa emra, që janë grindur. Ndërkohë, këtë javë, Shkëlqim Hajdari e pranoi haptazi në një deklaratë zyrtare se ai qe goditur nga zoti Llalla. Si është e vërteta? Ka mashtruar prokuroria në deklaratën e saj menjëherë pas ngjarjes duke manipuluar faktet, apo gënjen zoti Hajdari? Derisa nga prokuroria deri në botimin e këtij shkrimi nuk kishte asnjë reagim, na lind e drejta të mendojmë se deklarata e saj është vërtet e gënjeshtërt. Kështu është, zoti Llalla?! Edhe prokurorët gënjejnë?!

Advertisement

SAJMIR TAHIRI
Shtypi lajmëroi dje se prokurori Shkëlqim Hajdari, pasi i ka bërë një letër presidentit, kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit, është marrë në mbrojtje nga policia. Po pse është marrë në mbrojtje ai? Ka frikë se Adriatik Llalla mund ta grushtojë prapë?! Apo mos vallë mbrojtja është bërë për shkak të letrës sekrete që ai u ka çuar krerëve të shtetit? Kaq shumë gjëra të rrezikshme ka denoncuar ai? U munduam këtë javë t’u jepnim përgjigje këtyre pyetjeve, por asnjeri nuk na dha. Ndaj deshëm të bënim një intervistë drejtpërdrejt me zotin Sajmir Tahiri, por nuk mundëm…

ANTONIO GRAMSHI
Këtë javë, do t’i merrnim patjetër një intervistë mendimtarit italian Antonio Gramshi po të ishte gjallë. Vetëm ai mund t’i jeptë zgjidhje sherrit që plasi në shtyp pasi kryeministri Edi Rama deklaroi në Gramsh se aty duhet të ngrihej busti i Antonio Gramshit. Se, gramshiotët vërtet u kënaqën nga kjo, por u ngritën edhe shumë të tjerë që thanë se Antonio Gramshi vërtet është arbëresh, por nuk është nga Gramshi i prefekturës së Elbasanit, por nga Gramshi i Zadrimës, që ka më shumë lidhje me Italinë e ku ende ka familje me mbiemrin Gramshi. T’ia ketë futur kot kryeministri ynë vallë, siç bëri me “Mesharin” e Gjon Buzukut?! Mos është mirë të rrijë ca larg historisë e të mos flasë për gjëra që nuk i vërteton dot?!

QAZIM SEJDINI
“Pse nuk i bëni një intervistë kryetarit të bashkisë sonë, na shkruante në mesazhin e tij këto ditë, një qytetar nga Elbasani. Falënderojeni, se na ka rregulluar jo pak qytetin, ka mbjelle lule e ka shtruar bulevarde, por sa pare bën, themi ne elbasallinjtë, kur në qytet nuk mbushesh dot me frymë nga ajri i ndotur?! Ne kemi nevojë për gjëra te bukura, kemi nevojë për lulishte e rrugë, për fasada e stadium të ri, por Elbasani, më shumë se për çdo gjë, ka nevojë për “mushkëri”? A mund t’i jepni “mushkëri” Elbasanit, zoti kryetar?! Jemi, pa frikë, qyteti më i ndotur në Europë. Kështu do vazhdojmë? Të mbjellim lule e të lyejmë fasada që pas një ose dy muajsh, do të bëhen të zeza nga pluhuri?!”…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Jam e shëndoshë; a mund të ngelem shtatzënë?

Next Post

Penisi më anon majtas

Advertisement