Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Vertebrori më i vogël në Tokë
8 vende që duhet t’i vizitoni para se të ndryshojnë!
Njoftime nga Shqipëria

8 vende që duhet t’i vizitoni para se të ndryshojnë!

Këto destinacione, së shpejti, do të ndryshojnë. Për këtë arsye, nëse keni kohë dhe para, vizitojini para se të transformohen përfundimisht…
foto 8- birmani1. Manastiri Rinpung Dzong në krahinën e Paros, Butan
Mbretëria e bukur e Butanit, që shtrihet në malet Himalaja, i ka hapur dyert e veta ndaj vizitorëve vetëm në vitin 1970 dhe, që prej asaj kohe, përbën një destinacion të largët, por misterioz për udhëtarët. Por ky vend, që shtrihet ndërmjet Kinës dhe Indisë, po i nënshtrohet një zhvillimi të tipit perëndimor, pasi qeveria ka hequr një numër të kufizimeve të vizave për udhëtarët e huaj. Kështu, kanë filluar punime për zgjerimin e rrugëve e gjithashtu, po ndërtohen dhjetëra hotele të reja që po i ndryshojnë fytyrën këtij vendi të virgjër deri më parë.

 

 

Advertisement

 

 

foto 2- antarktida2. Antarktida
Kontinenti më i ftohtë, i errët dhe plot erëra të fuqishme i planetit tonë, vizitohet nga më shumë se 30 mijë vizitorë çdo vit. Ata udhëtojnë nga Argjentina deri në Zelandën e Re me anije të vogla për të parë nga afër pinguinët dhe fokat, por edhe për të kundruar njërin nga vendet më të paprekura dhe të virgjëra të botës. Megjithatë, zhvillimi bashkëkohor ka lënë gjurmët e veta në këtë vend. Ndotja dhe ndryshimi i klimës ka mbingrohur malet dhe detet, duke shkrirë akujt shekullorë dhe duke e ndryshuar në mënyrë dramatike pamjen e saj.

 

 

 

foto 3- korea3. Korea e Veriut
Korea e Veriut është një vend i mbyllur diktatorial, që udhëhiqet tani nga nipi i liderit të përjetshëm Kim Il Sung, me një regjim nga më totalitarët në botë. Ky është edhe një nga shtetet më enigmatike në botë, që prej ndarjes në dysh të dy Koreve, në fillim të viteve ‘50, për shkak të luftës. Ndërkohë që hyrja e vendit ka qenë e mbullur për turistët për disa dekada, tani, drejtuesit e vendit mendojnë të nxjerrin disa fitime nëpërmjet turizmit, duke dhënë gjithnjë e më shumë viza turistike. Siç duket, kohërat ndryshojnë edhe në vendet më të “ftohta” të botës, siç është ky, që ka ngelur një nga bastionet e pakëta të komunizmit në botë. (Destinacion i shkëlqyer ky për nostalgjikët e regjimit të Enver Hoxhës).

 

 

 

foto 4- maldivet4. Maldivet
Maldivet përbëhen nga një arkipelag prej 1200 ishujsh të bukur koralorë, të vendosur në Oqeanin Indian, në të cilët banojnë të shpërndarë afro 300 mijë banorë. Këta ishuj, të cilët janë një parajsë e vërtetë ekzotike, kanë një lartësi mesatare nga deti afro 1.5 m, ndërsa lartësia tyre maksimale është 2.3 m, duke qenë, pra, vendi me lartësi më të ulët në botë. Megjithatë, rritja e vazhdueshme e nivelit të detit i shqetëson ekspertët, të cilët paralajmërojnë se brenda pak vitesh, të gjitha këto plazhe përrallore dhe resortet luksoze, do të zhduken.

 

 

 

 

foto 5- zimbabve5. Zimbabve
Dhjetëvjeçari i fundit nuk ka qenë shumë i mirë për Zimbabven. Ky vend, që ndodhet në Jug të Afrikës, udhëhiqej nga një qeveri autoritare dhe e korruptuar, që e kishte lënë ekonominë e vendit jashtë kontrollit, gjë që ka mbajtur larg turistët dhe investuesit e huaj. Zgjedhjet e fundit parashikojnë të sjellin ditë më të mira për Zimbabven, vetëm është për të ardhur keq për turistët që e kanë vizituar deri më sot e që janë gjendur përpara hoteleve dhe parqeve për safari të braktisur. Në programin e rregullimit të vendit, përfshihet krijimi i një parku zbavitës tematik në Ujëvarat e Viktorias, që do të shërbejë si joshje për turistët.

 

 

 

 

foto 6- kuba6. Kuba

Ishulli më i madh në Karaibe, i mbajtur larg zhvillimit për më shumë se gjysmë shekulli nga qeveria komuniste e Fidel Kastros (dhe nga embargoja e fqinjëve të saj të fuqishëm), është ende plot me makina të mëdha të viteve ’50 e ndërtesa të vjetra, por aty mungojnë edhe reklamat moderne dhe të tjera detaje të botës kapitaliste. Megjithatë, marrëdhëniet e saj me SHBA-në janë në rrugë të mbarë dhe gjithnjë e më shumë amerikanë vizitojnë Kubën, e cila së shpejti do të ndërrojë skenar. Havana e vjetër dhe rrethinat e saj provinciale, do t’u nënshtrohen ndryshimeve rrënjësore pas vdekjes së Fidel Kastros dhe vëllait të tij, Raulit.

 

 

 

 

foto 7- borneo7. Borneo
Borneo është një ishull në Azinë juglindore, i mbuluar nga një xhungël e padepërtueshme dhe e dendur, që mund të “gëlltisë” brenda edhe njerëzit, në të cilën ndodhen shumë majmunë orangutangë të padisiplinuar. Në këtë ishull mund të gjeni një nga fiset më luftarakë, gjuetarë kokash, të cilët varin jashtë kasolleve të tyre kafkat e armiqve të vrarë, për të larguar shpirtrat e këqinj. Por, ashtu si në pjesë të tjera të Azisë, edhe këtu po ndodhin shumë ndryshime. Ky ishull ndodhet ndërmjet Kinës e Australisë dhe me investimet e turistët e shumë që vijnë këtu, shumë shpejt ishulli do të mbushet me ndërtesa të larta, të ndërtuara pranë pyjeve tropikale.

 

 

 

 

foto 8- birmani8. Birmania
Një nga vendet më të mëdha të Azisë juglindore, me një popullsi afro 60 milionë banorë, Mianmari, i njohur edhe me emrin Birmani, përjetoi një izolim të vërtetë nga bota, pas grushtit të shtetit të vitit 1962. Pas “revolucuionit të shafranit”, vizitës së Hilari Klintonit dhe presidentit amerikan, Obama, filloi procesi i hapjes së këtij vendi ekzotik ndaj botës. Murgjit me veshjet e tyre portokalli, vazhdojnë të luten dhe 3000 tempujt në qytetin e lashtë Bagan janë ende bosh, por jo edhe për shumë kohë, pasi koka-kola ka hapur fabrikën e prodhimit të saj në vend, kabllot me fibra optikë po shtrihen gjithandej dhe njerëzit po mbajnë radha, jo për t’u falur në tempujt budistë, por për të blerë telefona celularë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vertebrori më i vogël në Tokë

Next Post

Njoftime nga Shqipëria

Advertisement