Çdo shenjë horoskopi është e veçantë dhe ka karakteristikat e veta, të cilat e bëjnë të dallohet nga të tjerat. E ke pyetur ndonjëherë veten se çfarë pëlqejnë të tjerët te ti? Do që të mësosh se për çfarë arsyesh mund të duash çdo shenjë? Gazeta “Intervista” të tregon se përse çdo shenjë horoskopi mund të fitojë një vend të veçantë në zemrën tënde…
UJORI
1. Është modern dhe me ide liberale.
2. Ka shumë ndjeshmëri humanitare dhe shoqërore.
3. Për të ka rëndësi jo vetëm suksesi i vet personal, por do të shohë të lumtur dhe të kënaqur edhe njerëzit që ka rrotull.
5. Është i zgjuar, me ide origjinale dhe ka mënyrën e vet të të menduarit!
6. Kërkon gjithmonë të bëjë njohje të reja, eksperienca të reja, të zgjerojë njohuritë. Në përgjithësi, do që në jetën e tij të ketë lëvizje, ripërtëritje dhe ndryshim!
7. Në disa momente mund të të japë përshtypjen e mendjelehtit, por është me të vërtetë i ndjeshëm.
8. Në dashuri, përveçse partner, është edhe shok.
9. I pëlqen shumë dialogu, komunikimi dhe përpiqet të arrijë gjithmonë në thelbin e gjërave. Do të jetë gjithmonë përkrah teje për të të dhënë këshilla unike dhe për të të mbështetur.
10. Është njeri i surprizave! Me të do të ndjesh se mëson gjithçka të re.