Çdo shenjë horoskopi është e veçantë dhe ka karakteristikat e veta, të cilat e bëjnë të dallohet nga të tjerat. E ke pyetur ndonjëherë veten se çfarë pëlqejnë të tjerët te ti? Do që të mësosh se për çfarë arsyesh mund të duash çdo shenjë? Gazeta “Intervista” të tregon se përse çdo shenjë horoskopi mund të fitojë një vend të veçantë në zemrën tënde…
BRICJAPI
1. Është shumë serioz dhe i përgjegjshëm. Përkrah tij do të ndjesh siguri dhe mbështetje.
2. Është i përpiktë dhe koherent, në të gjitha drejtimet.
3. Është punëtor dhe ambicioz, nuk i pëlqen të rrijë në një vend dhe parapëlqen sigurinë profesionale e financiare. Me siguri, do të adhurosh zellin e tij për t’u afirmuar.
4. Është i ndërgjegjshëm dhe me këmbët e ngulura fort në tokë.
5. Është njeri me logjikë dhe me mendje praktike, pra, mund të të japë këshillat e duhura.
6. Megjithëse është njeri i stresuar, e ruan gjithmonë gjakftohtësinë.
7. Nuk ka shanse t’i vërë vetes një qëllim, ose të marrë një vendim dhe të mos bëjë ç’është e mundur për të arritur suksesin.
8. Adhuron traditat, i pëlqen shumë familja dhe ka parime, moral e vlera!
9. Është i heshtur, mund t’i besosh edhe sekretin më të madh dhe, të jesh i sigurtë se nuk do ta tradhtojë besimin tënd.
10. Në dashuri, e di mirë ç‘kërkon dhe është i çiltër e i qartë.