Sot, vajza jonë, Nejla, ka ditëlindjen. Ajo është gëzimi i parë i familjes Uruçi, kur plot 11 vjet më parë erdhi në jetë. Me këtë rast, Nejlën e urojnë për një jetë plot lumturi dhe gëzim, vëllai i vogël Neuali, motra Selma, mami Eljona dhe babi Admir. Gjithashtu, Nejlën, me rastin e 11-vjetorit të lindjes, e urojnë edhe xhaxhallarët Mandi dhe Fatjoni, së bashku me familjet e tyre, që ajo të ketë mbarësi dhe suksese në jetë. Urimit i bashkohen edhe të gjithë të afërmit e familjes Uruçi.
Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:
– Prej vitesh, por në situata të ndryshme, kam dy miq: Gaz Demin dhe Safet Gjicin, përkohësisht, presidentë të ekipeve të futbollit “Partizani” dhe “Kukësi”. M’u bë zemra mal, se e filluan me këmbë të mbarë kampionatin. I uroj modestisht po fort, nga zemra, të vazhdojnë kështu!
– Bashkërendimi i punës së firmës së hidrokarbureve “Kastrati”, me gjigandin botëror, “Exon Mobile”, tregon kuriozitetin edhe të firmës shqiptare të përzgjedhur. Urime Shefit!
– Ndonëse nuk i flas më, diçka brenda vetes m’u thye, kur u largua Enkeleda Zeko, nga “Rubrika Sportive”. Mirëpo… Jo! Ishte kthyer, duke i kthyer edhe emisionit atë nur, që vetëm ajo di t’ia japë! Nganjëherë, më duket si e lindur për këtë punë! Urime Leda!
– Të uroj nga zemra, i dashur Lorenc Luka, kryetar i Bashkisë Shkodër, për kujdesin e vazhdueshëm që tregon për mbajtjen pastër të liqenit, kësaj pasurie kombëtare. Urime!
– Të uroj nga zemra ty, Eni Çobani për titullin “Qytetar i Libohovës”. Je vërtet një zonjë grua, që e do kaq shumë mirësinë dhe drejtësinë. Je dhe oxhak! Urime!
– Më kishte marrë malli, shoku im i shkollës, poeti Arben Duka, por të pashë tek Adi Krasta dhe u kënaqa. Sidomos për shprehjen: “Tani është mosha e llogarive”. Sa të mbjella, sa të korra! Urime, shoku im i shtrenjtë.
– E keni vënë re, besoj, se veç të spikaturit Artan Hoxha, si gazetar i “Xhungles” aty te “Nevvs-24” është edhe një djalë tjetër, po aq guximtar, Spartak Koka. Shkurt, jam tifoz i të dyve, se e dua të vërtetën. Urime!
– Edhe pse nuk të njoh nga afër ty, zonja (zonjusha) Majlinda Kelmendi, si shqiptar dhe sportdashës, të uroj nga zemra për Medaljen e Artë në Kampionatin Botëror të Xhudos, zhvilluar në Rusi. Urime edhe trajnerit!
– Këtë radhë, ëmbëlsira është një vajzë e vogël 4-5 vjeçe, me një emër të veçantë Emolli. Është mbesa e Naimit, e një prej miqve dhe lexuesve të mi më korrektë. Nuk më hiqen nga mendja sytë e saj të bukur dhe plot kuriozitet. Se ç‘m’u kujtua Sara kur qe e vogël, që “përpinte” çdo gjë dhe thashë: Eh, fëmijët, sa të lumtur na bëjnë! U bëfsh 100 vjeçe, e vogla sybukur Emolli!
– Ndërsa ndjek me drithërimë takimin sportiv Vllaznia–Kukësi, në Stadiumin e “Loro Boriçi” të Shkodrës, papritur sytë më shohin një reklamë: “Gega–Oil”. Oh, them, Paulini, Paulin Gega, ky zotni burrë, për të cilin Viktor Nushi thotë “ha bukë veç“. E ka fjalen për zemrën e tij dhe ka të drejtë. Kështu mbetsh përherë, Paulin!
– Sa natyrshëm të rodhi intervista me Rudina Magjistarin, i dashur Naçi!
– Sa kurajo u dhe binesmenëve të rinj, ti, Presidenti i Birrës “Stela”. “E kam nisur vetëm me 72 mijë lekë të vjetra!”. Je kaq i çiltër, ndaj prej vitesh je miku im, i dashur Stefan Pinguli. Urime.
– Kam një fqinj këtu në shkallë, që e quajnë Nexhmi Bono. Gjynah, të thuash plak, ose i moshuar! Dikur murator i shkëlqyer, tani peshkatar, fizkulturist (lëviz shumë nga liqeni) dhe mbi të gjitha, një gjysh i bekuar me kush e di sa nipër e mbesa. Të uroj shumë lumturi, i dashur Nexho!