Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si kurohet artriti?

Artriti është një sëmundje strukturore e trupit, shpeshherë e trashëguar, e njohur që nga antikiteti. Dikur, një lloj i veçantë i tij quhej “sëmundja e mbretit”. Ky lloj s’është veçse një formë shumë akute dhe e dhimbshme e artritit, shkaktuar nga një grumbullim i tepruar i kristaleve të acidit urik në gjak.

Krizat e saj shfaqen shpesh papritur, janë shumë të dhimbshme dhe në shumicën e rasteve (afërsisht 75%) fillojnë tek gishti i madh i këmbës dhe shtrihen pastaj edhe tek gishtat e tjerë, por ato mund të shfaqen edhe tek kyçet e tjera, që nga kavilja, deri tek gjunjët dhe bërrylat.
Kriza e artritit mund të zgjasë nga pak ditë deri në disa javë dhe simptomat janë: Dhimbje e fortë, fryrje, skuqje e lëkurës dhe temperaturë. Janë shumë të lidhura me llojin e ushqimit dhe shkaktohen shpesh nga një konsumim i tepruar i mishit të kuq dhe abuzimi me alkoolin. Gjithashtu, janë të rrezikuar edhe personat që vuajnë nga mbipesha.
Nëse nuk kurohet ashtu siç duhet, kjo sëmundje përsëritet me kalimin e kohës duke u bërë kronike. Në këto raste, kyçet e prekura mund edhe të deformohen, ndërsa sëmundja mund të përhapet edhe më tej. Në rastet më të rënda, artriti mund të prekë edhe aftësinë filtruese të veshkave dhe të favorizojë formimin e gurëve në to. Përkundrazi, nëse ai kurohet ashtu siç duhet, krizat nuk përsëriten.
Si diagnostikohet?
Me anë të një analize të lëngut të marrë në zonën e enjtur. Kjo sëmundje zakonisht luftohet me ilaçe kundër enjtjes, por shpesh është mjeku ai që vendos terapinë e përshtatshme, në varësi nga pacienti. Në disa raste ai bën injeksione intramuskulare me hormone ose diuretikë. Për të parandaluar sëmundjen duhet të kontrollosh peshën, të pish sa më shumë lëngje dhe të konsumosh fruta të freskëta.

E keni provuar ndonjëherë lëngun e elbit?
Është një ilaç natyral shumë efikas jo vetëm kundër artritit, por edhe për shqetësimet e mëlçisë e stomakut sepse ka një veprim antiinflamator tek mukozat, duke përfshirë edhe ato të tretjes.
Si përgatitet: Vihen për t’u zier 50 gramë kokrra elbi për një gjysëm ore me një litër ujë, derisa kokrrat të fryhen. Lihet të ftohet dhe filtrohet. Pini shumë, të paktën 3 filxhanë në ditë dhe mund t’i hidhni edhe një ëmbëlsues natyral si mjalti.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

SHQIPTARI KASAMI NË OLYMPIAKOS

Next Post

Areva Gaci: Kënga është jeta ime!

Advertisement