Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrres tuaj…

Kishin çelur kumbullat

– Kam parë një ëndërr shumë të çuditshme, e cila më ka bërë merak. Shkova në fshat te gjyshja dhe më tha: “Dil përjashta se kanë çelur kumbullat”. Dola dhe, ç’të shikoja? Kishte lulëzuar i gjithë vendi! Më kanë thënë se, të shikosh kumbulla në ëndërr, është fatkeqësi. A është e vërtetë kjo gjë?

Nuk duhet të shqetësoheni, sepse një ëndërr e tillë nuk tregon fatkeqësi, përkundrazi, ajo parashikon rini, gjallëri dhe karakterin tuaj të pafajshëm. Nëse gjer tani keni kaluar disa probleme, tani e tutje, pas kësaj ëndrre, do t’i kapërceni të gjitha vështirësitë dhe fati tashmë do të jetë me ju. Pra, siç e shikoni, kjo është një ëndërr fatsjellëse. Gjithë të mirat!

Advertisement

 

Humba të dashurin

– Isha në makinë dhe po udhëtoja me të dashurin tim. E mora për ta ngarë dhe pashë që diçka nuk shkonte me makinën time. Nuk po ecte. I dashuri, më tha: “Ma jep mua se ti nuk di t’i japësh makinës”. I them: “Ok, nise ti makinën se unë po dal pak jashtë”. U gjenda në një ambient të humbur dhe u kujtova se e kisha humbur të dashurin. E mora në telefon, por nuk punonte celulari. Kërkova në xhepin e pantallonave dhe gjeta ca para. Po mendoja se me këto mund të shkoja gjer tek i dashuri, duke marrë taksi. Nga sikleti se nuk po gjeja dot asnjë taksi dhe që nuk po komunikoja dot me të dashurin, u zgjova nga gjumi. Ju lutem, më thoni, çfarë parashikon?

E nderuar lexuese! Një ëndërr e tillë tregon marrëdhënien tuaj me të dashurin, si e menaxhoni atë, si ndiheni për momentin dhe çfarë parashikon e ardhmja. Ka gjëra në jetën tuaj private që kanë nevojë për t’u rishikuar, sepse ju keni kohë që heshtni për diçka, ndaj ka ardhur koha që të reagoni menjëherë, ndryshe mund të rrezikoni marrëdhënien tuaj. Duhet të tregoni që keni edhe ju të drejtë të flisni, sidomos kur shikoni diçka që nuk shkon. Në ëndërr, i dashuri ju merr timonin e makinës, që do të thotë se ai ju drejton siç do ai, pa pyetur për dëshirat tuaja. Vështirësia e komunikimit me celular është vështirësia që keni për t’u shprehur. Paratë tregojnë debate, por edhe vlerën që i jepni vetes suaj dhe, në këtë rast, nuk e vlerësoni siç duhet vetveten. Në ëndërr, në fund, jeni vetëm, keni humbur dhe realisht, ashtu ndiheni në të vërtetë. Nëse ka diçka që nuk shkon, ka ardhur momenti të reagoni dhe t’i jepni një drejtim ndryshe lidhjes suaj. Ky është mesazhi që ju përcjell ëndrra.

 

Me nënën e shokut

– Para dy netësh kam parë në ëndërr sikur isha me disa miq e po festonim diçka jashtë, por nuk e mbaj mend se çfarë. Më telefonoi një shoku im dhe më tha: “Dil në rrugë më prit, se do vij të të marr me makinën time”. Kur po rrija aty, kaluan disa djem me makinë, që më shikonin mua dhe më përqeshnin. Unë ua bëra me dorë, pavarësisht se u ndjeva keq. Pashë makinën e shoku tim, por u habita se në të ishte nëna e tij, që fatkeqësisht, nuk jeton më. Hipa në të dhe ndihesha keq e nuk guxoja ta pyesja për shokun tim. A ka ndonjë kuptim?

– Një ëndërr e tillë, së pari, tregon që jeni në pritje të ndonjë lajmi shumë të rëndësishëm, por kjo pritje po ju torturon disi, sepse nuk e dini ç’lajm do merrni. Se çfarë prisni e dini vetëm ju, por ama jeni në ankth dhe keni frikë se do të talleni nga shoqëria. E gjitha kjo është në mendjen tuaj, sepse realisht, nuk do të ndodhë kështu. Ju keni frikë dhe krijoni ngjarje në mendjen tuaj, për sa kohë po prisni lajmin që vetëm ju e dini. Ama, fundi i ëndrrës tregon që gjithçka do të zgjidhet shumë mirë. Lajmi nuk do të jetë mbase ashtu siç e prisnit, por përfundimi do të jetë pozitiv. Nëna e shokut, pavarësisht se nuk jeton, tregon fat për ju.

 

Në provim

– Kam parë veten në ëndërr sikur isha në shkollë dhe kisha provim, por nuk po i jepja dot drejtim, nuk dija t’i zgjidhja ushtrimet. U kërkoja ndihmë shoqeve, por asnjëra nuk më jepte asnjë lloj ndihme. Theksoj që unë jam shumë e madhe në moshë dhe nuk jam në shkollë.

Shpesh, kur gjendemi përballë një problemi, ose një situate që nuk dimë se si t’i japim zgjidhje, e shohim veten në provim. Keni frikë se nuk do t’ia dilni mbanë, ju duket se keni ngecur dhe nuk po gjeni dot rrugëdalje, ndaj e keni parë këtë ëndërr. Për sa kohë nuk do t’i merrni frenat e jetës tuaj në dorë, do ta shikoni sërish këtë ëndërr. Mos prisni nga askush që t’ju ndihmojë, sepse vetëm ju mund ta zgjidhni situatën, problemin që keni.

 

I fejuari ishte sëmurë

– Kam parë në ëndërr të fejuarin tim sikur ishte shumë i sëmurë dhe më thanë që do të vdiste. E pashë sikur ishte në agoni, vetëm reagonte ndonjëherë dhe unë qaja me dënesë.

– Mos u mërzitni! Një ëndërr e tillë tregon që jeni para disa ndryshimeve thelbësore në jetën tuaj, por kjo s’do të thotë që të shqetësoheni, pasi ato s’kanë lidhje as me vdekjen, as me sëmundjen. Mund të jetë një ndryshim në karakter nga ana juaj, mund të jetë ndryshim në jetën tuaj personale, mund të martoheni, ose nëse keni pasur ndonjë shqetësim shëndetësor, ai është në kalim e sipër. E qara në ëndrrën tuaj, tregon ngushëllim në jetën reale.

 

Më ndjekin

– Çfarë do të thotë të shikosh në ëndërr sikur të ndjekin dhe nuk gjen dot shpëtim?

Një ëndërr e tillë tregon se mbani një përgjegjësi të madhe dhe e ndjeni si një barrë të rëndë, prej së cilës nuk po dini si të shpëtoni. Përgjithësisht, ëndrra të tilla tregojnë gjendje stresi në jetën reale. Duhet të jeni më të kujdesshëm, sepse një gjendje e tillë nuk bën gjë tjetër veçse thellon më shumë ndjesinë e përndjekjes. Ka gjithmonë një zgjidhje, mendojeni.

 

Motra dhe dhëmbët

Motra ime ka parë në ëndërr veten sikur po numëronte dhëmbët e saj dhe, ndërkohë, më thoshte mua: “Shiko sa të bukur i kam, ndërsa ti i ke të shëmtuar!”. Unë e shikoja e nevrikosur. Çfarë do të thotë?

– Dhëmbët kanë shumë kuptime, tregojnë mënyrën si i trajtoni problemet dhe çështjet tuaja në jetë, mënyrën se si komunikoni dhe se si i përballoni situatat e ndryshme që ju dalin përpara. Në këtë rast, tregon se motra juaj është shumë e zgjuar, di si ta menaxhojë jetën e saj dhe matet shumë kur flet. Ajo ka shumë besim në vetvete, ndërsa ju jeni më e brishtë dhe e dobët, gjë që motra juaj e ka vënë re. Por, ëndrra tregon gjithashtu se ju keni nevojë të bisedoni me motrën tuaj për çdo gjë, sepse ajo do t’ju ndihmojë shumë për të shfaqur anën më të fortë të karakterit tuaj. Kini besim tek ajo.

 

Lakuriq

– E shoh veten shpesh lakuriq në ëndërr dhe kjo më shqetëson, sepse të nesërmen kaloj gjithmonë siklete të ndryshme. Mos vallë një ëndërr e tillë paralajmëron ditë jo të mira, ters dhe probleme në përgjithësi?

Duhet të mësoheni që të shikoni anën pozitive edhe tek ëndrrat më të këqia që shikoni sepse shpeshherë, ngjarjet e ditës apo e ardhmja, varet pak dhe nga mënyra se si e mendojmë ne, duke filluar nga mendimet, një përqindje e madhe e të cilave, sigurisht, shprehen me vepra. Në rastin konkret, ëndrra tregon që jeni person shumë pesimist dhe çdo gjë e shikoni bardhë e zi. Një ëndërr e tillë tregon pikërisht karakterin tuaj të dobët, tregon se keni ndjesinë sikur jeni gjithmonë të pambrojtur dhe shumë i hapur para të tjerëve. Mendoni se të gjithë jua dinë pikat e dobëta dhe problemet tuaja, por në fakt, kjo është një gjë që ekziston në mendjen tuaj, më shumë sesa një fakt i vërtetë. Në momentin që ndiheni kështu, edhe ata që ju rrethojnë mund ta kuptojnë frikën tuaj. Kontrolloni mendimet tuaja dhe do të shikoni se edhe ëndrrat tuaja do të ndryshojnë. Duhet ta vlerësoni më shumë veten.

 

Ujëra të qeta

– Më ndodh shpesh në këtë periudhë që të shikoj lumenj apo liqene, ama janë të qetë. Mbrëmë pashë ujvarë që rridhte dhe mahnitesha, sepse uji binte qetësisht. Pres një shpjegim…

Kjo është një ëndërr shumë e bukur, që tregon se po kaloni një periudhë të qetë. Uji, përgjithësisht është jetë, është zhvillim, është riprodhim, pra, është gjithçka. E tillë është edhe jeta juaj tani; po kaloni periudhën më të bukur të saj. Nëse jo, atëhere ju pret një periudhë e tillë. Plus kësaj, do të thotë që ndiheni edhe shumë e plotësuar nga ana intime dhe gati për të pasur një fëmijë.

 

 Vonesa për udhëtim

– Çfarë kuptimi ka në ëndërr kur e shikon veten gjithmonë sikur vonohesh për të kapur aeroplanin, trenin apo autobusin? Unë shoh shumë ëndrra të tilla, ndaj dua të di kuptimin nga ana juaj. Faleminderit.

– Përgjithësisht, ëndrrat ku shikojmë mjetet e transportit, simbolizojnë aftësitë që keni për të arritur objektivat apo qëllimet tuaja në jetë. Vonesat që keni për të kapur këto mjete transporti, tregojnë që keni përgjithësisht pengesa në arritjen e planeve tuaja, ama kjo s’do të thotë që ju të ndaloni, por që të ecni përpara duke përdorur taktikë tjetër. Ndoshta keni nevojë të reflektoni më shumë para se të ndërmerrni veprime të tjera në jetë. Ky është si një lloj mesazhi për ju, përderisa e shikoni kaq shpesh.

 

Po binte shumë shi

– Isha me familjen dhe po shkonim për pushime, kur papritur filloi një shi shumë i rrëmbyeshëm dhe ne nuk po e shihnim dot rrugën. Unë i thashë mamit: “Si ka mundësi, tani është verë dhe bie kaq shumë shi?”. Ndërkohë, shoferi i autobusit po thoshte: “Duhet të ndalojmë se ka shumë shi dhe kam frikë mos na ndodh ndonjë aksident”. Kur zbrita, më tha një plak goxha i vjetër: “Ti nuk je fëmijë i mirë, sepse nuk e dëgjon familjen!”. E habitur, i thashë: “Ik në punën tënde, ç’të duhet ty?!”. Çfarë kuptimi ka, ju lutem? Theksoj që isha bërë qull nga shiu…

Të shkuarit me familjen për pushime, tregon që ju duhet patjetër të jeni pjesë e problemeve, apo debateve në familje dhe të mos tregoheni kaq indiferente sa jeni realisht. Keni një konflikt me familjen, për arsye që vetëm ju i dini, por ka ardhur koha t’i shuani këto probleme dhe të vendosni njëfarë paqeje mes jush. Shiu që keni parë, nëse ka qenë i pastër, simbolizon pjellori, rinovim, falje dhe lehtësim shpirtëror. Ndoshta fakti që do të flisni me familjen dhe do të sqaroheni, do t’ju bëjë të ndiheni shumë mirë. Kritika e plakut tregon atë çfarë ju thashë më sipër, konfliktet që realisht i keni shkaktuar po ju vetë me familjen tuaj. Plaku përfaqëson dhe urtësinë, pjekurinë dhe këshillat në përgjithësi, që duhet t’i dëgjoni.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mesazhe, dedikime...

Next Post

LUFTËNXITËS DERI NË FUND … Nga Agron BERDAJ

Advertisement