Përbërësit (për katër njerëz):
– 2 kastraveca
– 200g salmon i tymosur
– 4 lugë pana
– pak qepë
– 1 lugë kafeje me mustardë
– Lëngu e një gjysmë limoni
– Pak kripe, pak piper
Përgatitja
Me ndihmën e një qëruesje patatesh prisni kactravecët në rripa të hollë e të gjatë. Përzieni kremin pana dhe mustardën, qepën, kripën, piperin dhe lëngun e limonit. Priteni në rripa edhe salmonin e tymosur. Në një tas të madh përzieni salmonin, kastravecin dhe salcën e përgaitur. Vëreni në frigorifer për një orë para se ta konsumoni.
P.S. Mund ta shoqëroni këtë sallatë edhe me karkaleca të mëdhenj.