Buka e djeshme (sidomos paninet dhe pitet) nuk para preferohet. Amvisat, zakonisht, e bëjnë peksimadhe, por ato mund të bëhen shumë mirë edhe qofte. Të jeni të sigurtë se dalin të ushqyeshme dhe të shijshme, ndaj ju sugjerojmë t’i provoni…
Përbërësit:
Buka e bardhë e mbetur nga dita e djeshme
Vezë, 4 kokrra
Djathë i grirë, 100 gramë
Gjizë, 100 gramë
Kripë, sipas dëshirës
Gatimi:
Bukën e bardhë, pitet dhe paninet e mbetura nga dita e djeshme i bëjmë feta të rrumbullakëta, një centimetër të trasha. Vezët i rrahim me kripë. Secilën nga fetat e bukës e futim në vezën e rrahur. E lyejmë mirë në të dyja anët. I futim në tavë dhe u hedhim përsipër gjizë e djathë të grirë. I pjekim derisa të prarohen…