Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mos është kancer?

– Përshëndetje Dr. gjinekologe-onkologe! Jam një vajzë 19 vjeçe. Aktiviteti im seksual ka filluar gati 3 vjet më parë me të njëjtin person. Javët e kaluara lexova për kancerin e mitrës dhe mora informacion se cilat janë shenjat e para të të tij. Unë para 5 muajsh kam patur sekrecione me ngjyrë mishi. Më vinte erë e keqe dhe gjatë marrëdhënies ndjeja shumë dhimbje. U vizitova dhe u qetësova, por tani kam filluar të  kem përsëri djegie gjatë aktit. Si duhet të veproj? Çfarë duhet të bëj? Faleminderit.

Dr. Teuta Buxheli, onkologe: – E nderuar 19 vjeçare, organet gjenitale kanë strukturë komplekse, por perfekte dhe në gjendje të mbrohen nga infeksionet në saje të një ekuilibri që vendoset nga sekrecionet vaginale të formuara nga bakterie që quhen laktobacile. Prania e tyre krijon një ambient të përshtatshëm vaginal (ph.) optimal, që jep edhe mirëqenie të organizmit. Po kështu, në vaginë jetojnë shumë bakterie të tjera që shkaktojnë infeksione në prani të oksigjenit. Në 100 % të këtyre bakterieve, 90 % të tyre janë bakterie të mira, laktobacile dhe 10 %, janë të dëmshme. Prishja e këtij ekuilibri, pra, shtimi i bakterieve të këqia, pa dyshim, sjell një infeksion. Infeksionet mund të shkaktohen edhe nga mikroorganizma që vijnë nga jashtë, kryesisht nga marrëdhëniet seksuale. Mikroorganizmat më të shpeshta janë: Trichomona, mycoplazma, e.coli, clamidia, streptokoku, gardnerela dhe viruse të ndryshme. Ky infeksion mund të shkojë deri në qafën e mitrës e gjithë organet gjenitale. Arsyet janë sëmundje të ndryshme të organizmit, që ulin rezistencën në tërësi.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mesazhe, dedikime...

Next Post

Më rrënoi bashkëshorti im!

Advertisement