Mesazhe dashurie
Ndal! Keshtu siç te shoh tani, mbetsh përgjithmonë ne kujtesën time. Nga buzët u shkëput tingulli i fundit i frymëzuar, sytë nuk shndritin ata zbehen të rënduar nga lumturia, nga vetëdija plot kënaqësi e asaj bukurie që munde ti ta shprehesh, e asaj bukurie, pas gjurmeve te se ciles ti sikur shtrive krahët e tu ngadhënjyes, krahët e tu të brishte. Cila perendi, me lëvizje te lehte përkëdhelëse, t’i hodhi mbrapa flokët e tu plot arome? Ja fshehtesia e zbuluar e fshehta e jetës, e dashurise! Ja tek duket pavdekësia! Tjeter pavdekësi nuk ka. Ne këte çast ti je e pavdekshme. Kjo do të kaloj dhe ti do të shnderrohesh ne një grusht hi. Ndal! Dhe më lejo të marr pjesë në pavdekësiné tënde, hidh ne shpirtin tim shkelqimin e përjetesis sate.! M per Bebin
10 % te mendoj, 20 % me mungon, 30 % me çmend, 40 % me pelqen, 50 % te enderroj, 60% te deshiroj, 70 % te kam nevoje, 80 % te kam zili, 90 % te adhuroj, 100 % te dashuroj. Për ty, Keti
Ata qe jane larg, na vijne rralle dhe ne endrra. Hapin dyer, numerojne shkalle, leshojnë rrangulla fjalesh dhe ikin. Por koha rrjedh deri ne thelbet e gjerave, nata çliron britmen e lagesht te qetesise. Mbi rrugen, pluhurin, çmendim do na bej te veçohemi nga harresa? Thyerje endre, mungese ligjerimi, thatesi e zhguallit te botes qe prekin shqisat tona pa e kapur dot kuptimin e asaj shenje prane agut qe befas na shfaqet me pamje te fshehur dhe sy te mbuluar.
Vitet shpejt kan per t’kaluar e une e di s’do jesh i lumtur, s’ka si te te gezoj Zoti ty kur mua me ke lene te humbur. Tash nje tjeter ti puth buzet, nje dor tjeter te ledhaton, ndersa qenja ime e brisht veç ne endrra te perqafon. Mos harro se Zoti shef, sikur mua edhe ty, e ne te falte perendia do te vras e imja dashuri. Mos harro o shpirti im, do te vij çasti te paguash, dhe pse te keqen s’ta deshiroj nje ditë dhe ti si unë do vuash.
Nje dite tek rrija e menduar, mu kujtua djali qe per shume kohe e kisha dashuruar, nje rrenqethje ne trup me pershkoj u kujtova se ate dashuroj. Ti kishe ikur larg ne harrese mua me le, te deshperuar me bere te vdes. Mbeta une e vetmuar se ti larg kishe shkuar, me kujtohet si tani nuk kam per ta harruar un vetem qaja se ty ste kisha pran, lotet qe un derdha ende nuk jan tharë. Kaluan dite, kaluan muaj ti akoma nuk u ktheve, un te prita por me kot ti i dashur perjet nuk erdhe… Erga, për atë që e di vetë se kush është.
Më telefono
Per Anën që takova në Sarandë. Me thuaj diçka, me ke harruar, apo me kujton? E di qe tani je e fejuar, por mos harro premtimet qe me the para se te ndaheshim. Kaluan kaq ditë dhe zerin tend ende s’e kam degjuar. Nuk do doja gje tjeter veçse te degjoja zerin tend edhe nje here. Të kujtohet kënga jonë? Sa herë e degjoj kete kenge, me kujtohesh ti. Shumë lehte më gjen, numrin e telefonit nuk e kam ndërruar… Të përqafoj. Më telefono. Gazi
Djalit 22 vjeçar që punon si fatorino në linjën Tiranë-Durrës, me furgona… Të takova këtë fundjavë dhe bisedova pak me ty. Më gjen në facebook, me emrin që të thashë… Ku ke humbur?