Këto krahë nuk shërbejnë për të zëvëndësuar krahët që mund te kete humbur dikush, por për t’ju dhënë krahë “shtesë”, që mund t’ju ndihmojnë. Shkencëtarë në universitetin e Masaçusetsit i kanë krijuar këto krahë për t’ju ndihmuar të bëni punë që normalisht janë të pamundura ose shumë të vështira. Krahët robotikë janë desinuar për t’ju ndihmuar në situata kur krahët e juaj janë të zënë. Një shëmbull është në ndërtim, ku duhet të vidhosni diçka në tavan. Në këtë rast, krahët mund të ndihmojnë duke e mbajtur objektin. Sistemi është i përbërë më dy krahë robotikë të lidhura me kurrizin tuaj dhe që peshojnë 4,5 kilogram. Në vënd që t’i kontrolloni ju krahët, ato “shikojnë” lëvizjet e trupit tuaj dhe vendosin se çfarë të bëjnë. Përveç këtyre krahëve, disa shkencëtarë kanë vendosur edhe një palë krahësh të tjera në bel për të mbajtur objekte nëse duartë e tuaja janë të zëna.
Këto krahë mund të përdoren edhe si këmbë: Ato janë shume të fuqishme dhe mund ta mbajnë peshën e përdoruesit.