Me sa duket, mrekullitë nuk ndodhin vetëm në filma… Një grua pesëdhjetë e katër vjeçe është hedhur nga kati i katërt i një ndërtese, por e ka shpëtuar një kosh plehrash! Incidenti i çuditshëm ka ndodhur në provincën e Salernos në Itali, kur V.A. është larguar në mëngjes nga banesa e saj, për të gjetur një pallat, ku do të vinte në zbatim vendimin e saj për t’i dhënë fund jetës. Me veshjet e shtëpisë, gruaja është sjellë vërdallë nëpër lagje, për të gjetur një portë të hapur pallati, ku do të ngjitej për t’i dhënë fund jetës. Kështu, në portën e parë që ka gjetur, ajo është ngjitur deri në kat të katërt, ku ka gjetur një dritare që binte nga rruga dhe është hedhur prej andej.
Në fillim, trupi i saj është penguar nga disa fije elektrike, që i kanë kapour këmbët, pastaj ajo ka rënë në një kosh plehrash që ndodhej aty poshtë. Gruaja është dëmtuar rëndë, por e çuar menjëherë në spital nga kalimtarët, është ende gjallë. Gruaja, e martuar dhe nënë e dy fëmijëve, vuante prej kohësh nga depresioni…