Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ertila Koka: Po të kisha qenë djalë…

Femra të tilla i japin muzikës shëiptare më shumë bukuri e klas. Jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë në televizionet edhe shtypin rozë, sepse ajo ka shumë për të folur në profesion, familje, edhe jetë private… Këtë herë, ajo ka ardhur në ekranet tona me një këngë shumë ritmike. “I vetmi që dua” titullohet kënga e saj edhe me sa kuptojmë nga përgjigjet, edhe Ertila e ka një person të veçantë në zemër. E bukur, e qeshur, shumë e zënë me obligimet profesionale, por edhe kësaj here shumë e gatshme për të më takuar e për të folur me gazetën “Intervista”, ajo na tregon për veten dhe raportet që krijon me njerëz të ndryshëm…

Rita Rrjolli: – Ertila, pse me klip të ri e jo me pjesëmarrje në Top Fest?
– E pse jo me klip sesa me pjesëmarrje në Top Fest?! (Qesh) Kjo këngë ishte realizuar muaj më parë dhe ishte koha e duhur pas klipit “Beb” dhe kërkesave të vazhdueshme të fansave për një klip të ri.
– Mos më thuaj se Top Festin nuk e ndjek aspak…
– Me të thënë të drejtën, nuk e kam ndjekur për shkak të angazhimeve dhe s`kam pasur mundësi.
– Për album, ke bërë plane?
– Tani gjithçka po funksionon më shumë me këngë singëll sesa album, por një përmbledhje të të gjitha këngëve besoj se së shpejti do ta bëj për gjithë fansat e mi.
– “I vetmi që do”… A ka një emër tashmë personazhi i këngëve të tua?
– E ka një emër, sigurisht, por mbetet anonim.
– Përse nuk e ndan këtë dashuri me ne?
– Kështu e kam zgjedhur, momentalisht. (Qesh)
– Në një nga fotot e tua shikojmë që mban një unazë në gishtin e fejesës… mos na thuaj se ke bërë një fejesë në fshehtësi të plotë?
– (Qesh)
– Meqë je kaq e ndrojtur rreth kësaj teme, le t’i kthehemi këngës… Sa kohë të mori realizimi i saj?
– Jo shumë… Ka marrë kohën e mjaftueshme sa për të nxjerrë diçka të bukur dhe që pëlqehet.
– A mund të themi se një këngë i nxjerr lekët e veta?
– Realisht, pagesat janë të shtrenjta për realizimin e këngëve dhe klipeve, ama të jep famën dhe nesër, punon emri për ty.
– Do të na tregosh me kë e bëre këtë këngë?
– Kompozimi dhe orkestrimi është bërë nga i takentuari Valter Beqo, me të cilin kam projekte të tjera përsëri. Teksti është shkruar nga Armand Trebicka dhe klipi është realizuar nga më të mirët “Max Production”. Gjithashtu, mbrohet dhe reklamohet në Youtube nga Arkiva Shqip.
– Pse në dialektin kosovar?
– Unë jam vetë nga Veriu dhe shumë fjalë të këngës i përdor edhe treva ime, pavarësisht se ajo u përshtatet shumë mirë festave dhe njerëzve në diasporë.
– Klipi me shumë lule dhe ngjyra ishte ide e jotja?
– Po, ideja ime dhe e motrës, Danjës. Donin të sillnim një klip me sa më shumë ngjyra dhe energji pozitive. Ngjyrat më pëlqejnë shumë. Tregojnë se je njeri vital e me shije dhe unë, sa më shumë ngjyra të kem veshur, aq më në humor jam.
– Ngjyra e preferuar…
– Të preferuar kam të kuqen.
– Në klip, vë re sytë bojeqelli… Janë lente?
– Doja të ndryshoja pak dhe vendosa t’i vë vetëm për klipin se nuk më pëlqejnë aspak… Lentet janë shumë të sikletshme.
– Fiziku si modele… Jam kurioze të di çfarë ha, si ha, çfarë bën që nuk shëndoshesh?
– Unë ha gjithçka dhe gjëra shumë të shëndetshme. Frutat më pëlqejnë shumë dhe prodhimet e detit, supërat, sallatërat, por më pëlqejnë shumë edhe pastat. Ka raste që edhe picat i ha shumë. Në përgjithësi, kam një metabolizëm shumë të mirë që më ndihmon të ushqehem me çdo gjë, pa e patur fare problem shëndoshjen. (Qesh)
– Të kemi parë në shumë emisione… Si e organizon ditën tënde?
– Eh, është e vërtetë, më kanë ftuar çdo javë televizione të ndryshme dhe këtë kohë kam qenë e angazhuar shumë edhe në studio për projektet e reja dhe për koncertet nëpër diasporë. Përgatitjet për veshjet që duhen gjithmonë të kuruara dhe të bukura. Estetikë, shkollë, pasi ndjek një master shkencor për Administrim Publik në shkollën “Marin Barleti”… Pra, dita ime fluturon! Harrova të të përmend edhe fitnesin, jo shumë të shpeshte, por për të qenë gjithmonë e tonifikuar.
– Kafet, i shijon vetëm në zonën e Bllokut?
– Për mua, është shumë e rëndësishme ku e pi kafenë, por edhe njerëzit që më rrethojnë. Më pëlqejnë më shumë ambientet e qeta, por edhe zonën e Bllokut e frekuetoj ndonjëherë, jo shumë.
– E frekuenton jetën e natës?
– Dikur e kam frekuentuar, por tani nuk më tërheq më. Më mirë të kaloj shumë orë në studio, sesa të humbas kohë në argëtim që s`më tërheq më, edhe pse kërcimin e kam shumë pasion. Prioritetet e mia janë të tjera tashmë.
– Për këtë vit, s`kemi folur bashkë… Si po të duket 2014-a?
– Po, e vërtetë… 2014-a i ka premisat vërtet të mira për të qenë një super vit dhe shpresoj që ashtu do jetë, por edhe unë do punoj shumë.
– A e ke një dëshirë të madhe?
– Dëshirat e mia janë shumë, por mbi të gjitha, shpresoj shumë që të gjitha projektet që kam në mendje deri tani, t’i realizoj avash–avash, ama t’i realizoj të gjitha…
Më fol pak për raportet e tua…

… me familjen
– Familjen e kam shumë të mirë dhe me të gjithë, shkoj shumë mirë. I dua pa fund dhe sa herë largohem jashtë, më merr malli shumë, por me motrën e madhe, avokaten, këshillohem shumë. Ajo është serioze dhe më ndihmon. Me Danjën rri gjatë gjithë ditës dhe punojmë për çdo projekt bashkë. Edhe nëpër udhëtime jemi bashkë saqë edhe pse nuk ngjajmë, na thonë që jemi binjake, kaq të përbashkëta kemi. Sa për babain, e kam vërtet shok dhe është artist me profesion, por e dua tmerrësisht! Ai është detyruar të mbushë një boshllëk shumë të madh, pasi mami na la shumë të vogla të tre motrat dhe ai ka qenë një prind i mrekullueshëm.
…me kolegët
– Me thënë të drejtën, kam miq dhe mike në fushën e muzikës, ama preferoj të pi kafe me familjen time, se shumë pak i shoh, për shkak të punës që bëj. Me muzikantët na mbledh shpesh skena.
…me dentistët
– Përsa i përket dentistit, e kam një miken time shumë të mirë dentiste. (Qesh) Tek ajo jam gjithmonë në kontroll të vazhdueshëm. Eda më heq dhimbjet dhe m’i mbron dhëmbët. Jetës nuk i dihet, edhe mund të isha martuar me dentist, sepse nuk i dihet kurrë me kë dashurohesh!
…me fëmijët
– Ah, fëmijet i adhuroj pa fund dhe motrën e vogël, Onën, vetë e kam rritur. Do doja shumë që fëmijët e mi t’i kisha të bukur e të shëndetshëm, s`ka rëndësi çfarë seksi, por nëse do zgjidhja, do të doja një vajzë dhe një djalë. Në punën time, vijnë shumë fëmijë dhe shpesh i ftoj në skenë të këndojnë e të kërcejnë. Kam marrë edhe vërejtje se shumë fëmijë i mbaja në prehër teksa këndoja. (Qesh) Më e bukura është kur i sheh këta fëmijë të rriten ndër vite dhe ti ke kënduar çdo ditëlindje për ta. Kënaqësi e papërshkrueshme!
…me pleqtë
– Do gënjeja po të thoja se s`më tremb plakja, por ndonjëherë them: “Uroj të plakem e rrethuar me dashuri e me nipër e mbesa, sesa të mos e arrij atë moshë”. Kur shoh dy pleq bashkë dorë për dore them: “Ah, sa bukur! Kanë arritur deri në këtë moshë për të qenë bashkë”. Ama, frikësohem se një ditë do vijë edhe për mua dhe mundohem ta shijoj jetën e të mos pendohem për asgjë.
…me femrat
– Në përgjithësi, femrat janë xheloze nga vetë natyra dhe unë do preferoja me shumë një shok mashkull sesa një shoqe. Nga shoqja e ngushtë jam zhgënjyer dhe nuk besoj më në shoqëri. Për mua, shoqet më të ngushta e gjithçka janë motrat e mia. Femra është e dobët, por mund të jetë edhe shumë e fortë për situata të caktuara. Ka patur raste kur kam dashur vërtet të isha djalë, sidomos për faktorin maskilist që na rrethon, por më mirë që jam femër, se po të kisha qenë mashkull, do kisha qenë shumë rebel.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Getoari si Haraldi?

Next Post

Sheqeri i tepërt është i dëmshëm për shëndetin

Advertisement