“A po t’pëlqen” është kënga më e fundit e hedhur në treg nga këngëtarja Enca Haxhia, shoqëruar me një klip që ka bërë zhurmë mjaftueshëm sa për t’u parë e dëgjuar edhe përtej kufijve të Shqipërisë. Ishte pikërisht kjo kënga që bëri më shumë bujë se çdo këngë tjetër e saj e publikuar deri më tani. Ndoshta suksesi ndërkombëtar që fitoi “A po t’pëlqen”, duke qenë se aziatikë, amerikanë, italianë, arabë etj. u “çmendën” pas Encës dhe hireve të saj dhe e publikonin videon në faqet e tyre në rrjetet sociale, e ka shtyrë këngëtaren që ta ndërkombëtarizojë siç duhet këngën, duke i sjellë asaj edhe një version anglisht. Këngëtarja e re në moshë, pati një sukses të menjëhershëm. Zgjedhja e Encës ka qenë të bashkëpunojë me emra të njohur dhe të pëlqyer, siç janë Big Basta, Dj Zap dhe Chriss, Noizy. Për këtë të fundit, pas bashkëpunimit, u fol se patën edhe një flirt bashkë, por ende nuk është vërtetuar asgjë. Pas disa ditë pushimesh, Enca po mendon për projektet e reja, ndërkohë që para e presin disa koncerte ku është e ftuar bashkë me Noizyn.
Advertisement