Vizita e Papës së Romës në vendin tonë, më 21shtator, është një ogur i mirë, mbarësi për Shqipërinë në këtë fillimshekulli. Kjo vizitë e kreut të Selisë së Shenjtë në vendin tonë do të evokojë edhe një herë lidhjet historike që në shekuj kanë ekzistuar mes nesh, kontributin shqiptar në mbrojtje të krishtërimit dhe të Selisë së Shënjtë për gjatë shekujsh, por edhe bekimin që Vatikani i ka bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve për ekzistencë, paqe dhe liri. Çdo shqiptar, pavarësisht se cilit besim i përket, kërkon t’i shprehë Papa Franceskut një dëshirë, një lutje, do të donte prej tij një bekim. Për dy lutje të tilla bëhet fjalë edhe në këtë shkrim. Ato nuk janë vetjake, apo intime, por me karakter përgjithësues dhe historik.
Më konkretishtë, lutja e parë ndaj Papës së Romës ka të bëjë me nevojën që kemi për çmitizimin e rolit mitik të udhëheqesve shqiptarë, t’i bekojë ata me ndjesinë se duhet të zbresin nga maja e Olimpit , të bëhen më njerëzorë, me mëndësi europiane. Ne këtë në fakt e kemi patur sëmundje kronike ndër shekuj. Princat e parë, qofshin ata mbretër, perandorë, udhëheqës ushtarakë, pashallarë, apo kryeministra me origjinë ilire e më vonë shqiptare , të paktën në të tre perandoritë e medha, në atë të Romës, të Bizantit,apo atë Osmane, kanë qënë të infektuar nga kjo lloj sëmundje. Me sa duket ata e shikonin të vogël Shqipërinë perballë talentit të tyre të madh ndaj bënë pak ose aspak për vëndin e tyre .
Por më shumë se nga këta të keqen populli ynë e ka patur nga pashallarët e zinj,të kuq, apo blu ne këto 100 vjetet të krijimit të shtetit shqiptar. Me marrjen e pushtetit, gjënë e parë që bënin pashallarët tanë ishte shkëputja e lidhjeve me popullin, mitizimi I rolit të tyre , prezantimi gati si hyjnorë, ku nga maja e Olimpit të pushtetit lëshonin rrufe magjike ndaj popullit të tyre. Kështu bënë disa nga pashallarët e zinj shqiptarë kur, ende pa u tharë mirë boja mbi vendimin e pamvarësisë së Shqipërisë , kërkonin që vendi ynë të ishte përsëri pjesë e perandorisë osmane . Po nga lindja , por këtë radhë nga lindja sllave nga ushtritë e tyre u vra populli shqiptar se nuk pranonte risjellien në pushtet përmes bajonetave të tyre të një kryeministri të përzënë , një antivlerë shqiptare . Dhe mpleksja e prijësave shqiptarë me sllavizmin nuk ka patur të sosur . Sikur nuk mjaftonte kaq, por u desh edhe një sllavizëm tjetër komunist, por këtë radhë nga stepat e largëta ruse , prezent në jetën shqiptare , plot diktaturë , dhunë e mungese lirie e demokracie . Nata aziatiko – sllave për Shqipërinë ka qënë e gjatë ,madje siç duket, ajo vazhdon edhe sot plot errësirë , mjergull ,gosti e krushqi të vjetra e të reja , me lidhje të nëndheshme gjithmonë me frymë antishqiptare . Këta prijësa shqiptarë kur hipnin në Olimp, pasi i kishin larë hesapet me popullin e tyre , atje nisën konfliktin dhe luftën edhe me vetë zotin në qiell . Ja, kështu, Enver Hoxha rrafshoi objektet e kulti dhe ndaloi me ligj besimin fetar .Kuptimi ishte i qarte ,tashmë në Shqipëri kishte vetëm një zot dhe ai ishte edhe mbreti i partisë edhe i shtetit, por edhe zoti i tokës dhe i qiellit shqiptar . Më pas , Berisha ,shumë më ordiner se ati i tij ideologjik, Hoxha, por tepër i kujdesshëm në zgjedhjen e maskave antife . Ai ,brenda vetvetes edhe pse shfaqej se ishte për lirinë e besimit fetar, në praktikë, tregonte nje urrejtje ndaj besimeve fetare deri në atë masë sa me cinizëm kundërshtarët e tij politik i dënonte ne ditët festive të përkatësisë së tyre fetare . Me dinakërinë që e karakterizonte , ai besimet fetare u përpoq t’i bënte monopol në luftë ndaj kundërshtarëve të tij politikë , se nën petkun e lirisë fetare e mbushi vendin me terroristë islamikë, se në kohën e qeverisjes së tijë vendi ynë u bë padrejtësisht, pjesë e organizatës botërore islamike . Eshtë i vetmi kryeministër shqiptar që thoshte se shpesh fliste me zotin në qiell , ku ai i tregonte se si do t’i fitonte zgjedhjet ,se sa të pavdekëshme do të ishin aleancat politike që ai kishte lidhur , se sa dekada të tjera do ta mbante pushtetin etj. Madje, nga komunikimet hyjnore ai dinte se çfarë ndodhte në çdo cep të pashallëkut në zotërim, dinte edhe sa gra e burra të ndershme kishte vendi ,sa ishin zuska e zuzarë ,se ç’komplote përgatiste opozita kundër tij , se kur do të ngriheshin dhe uleshin avjonët e drogës në Shqipëri , se ç’prova të tjera ka për perversin e Sarandës , Canen etj . A kishte lexuar vallë Berisha diçka nga Aleksandri i Madh i Maqedonisë, apo Kostandini i Madh i Bizantit , pasi edhe për ata thuhej se komunikonin me zotin përmes kometave , trupave qiellorë, engjejve ,shpendëve ,konstelacioneve yjore . Në bazë të kodeve qiellore , thuhej se ata zberthenin mesazhet dhe kumtet e dërguara nga zoti në qiell .
Por, prijësat shqiptarë, problemin më të madh e kanë patur ne njeriun në tokë . Atyre nuk u pëlqente ky tip njeriu që kishte krijuar Zoti , por, ashtu si edhe Zeusi ,ata donin një lloj tjetër njeriu të një race tjetër, më të squllët ,më të lakueshëm ,me zhvillim trunor të kontrolluar ,ndaj edhe ata ndërmorën luftën e shënjtë për ta ndryshuar njeriun shqiptar. Enveri, kërkonte të ndërtonte njeriun e ri socialist ,një tip roboti , tipik si Lej Feni kinez , ndërsa për Berishën s’kishte rëndësi në se ishte njeriu i ri apo i vjetër , socialist ,demokrat, apo fashistë. Ai në të gjitha rastet duhet të ishte i verbër dhe besnik i pushtetit të tij. Për të krijuar këto tipe njeriu u ideuan dhe u udhëhoqën prej tyre revolucione të tëra ideologjike ,fushata të luftës klasore, spastrime sipas ligjit 24 /1 , luftë për të shtypur kryengritjet popullore ,vrasje pas shpine ,luftë me tanke , avionë dhë lëndë helmuese luftarake , ndërmorën agresion ekonomik që populli të bëhej gjithnjë e më i varfër, kurse bllokmenët e kuq, apo blu të jetonin si në parajsë . Sidoqoftë njeriu shqiptar nuk ndryshoi ,ai mbeti ai që kishte krijuar Zoti në qiell ,veçse ndryshe nga ai europian ku duam të futemi , mbeti më i varfër , i ekspozuar përpara krimit , i përbuzur nga politika dhe sistemi i drejtësisë , i pambrojtur si dje nga diktatura e proletariatit, ashtu edhe sot nga kapitalizmi i egër dhe i pashpirt alla shqiptar . Ndaj edhe lutja e dytë për papën lidhet më bekimin e këtij populli , për një iluminim të tij, emancipim shoqëror më të madh , për një shpirt demokratik në çmitizimin e idhujve të tij që e udhëheqin . Kjo për faktin se te ne ndodh një fenomen i çuditshëm , ku sa më e thellë varfëria ,sa më e lartë mungesa e lirisë, aq më i madh eshtë nënshtrimi dhe verbizmi i besimtarëve politikë ndaj udhëheqies së tyre. Ndaj edhe kur diktatori vriste, një pjesë e popullit duartrokiste vrasjet , përshëndeste krimet dhe i uronin Makbethit të rronte ndër shekuj . Edhe kur diktatorët ndërruan vendet , simpantizantët dhe antarët e partisë së tijë pershëndetnin krimet e diktatorit të tyre,dhe ky me duar plot gjak të njerëzve t pafajshëm, mbështetësve u shpërndante dhurata, vogëlusheve demokratase, u shpinte në shtëpi kompjutera në shpërblim të entuziazmit të shprehur prej tyre në mbeshtetje të krimit të bërë ,më të rriturve demokratë. Makbethi i tyre u jepte ofiqe , u shpërndante prona publike dhe i vinte në krye të trafiqeve e të korrupsionit .
Pra, populli ynë ne të dy epokat i ngjan korit si në tragjeditë e lashta greke , pa te cilin vështirë se do të kishte një ndriçim kaq brilantë të tragjedisë , të Prometeut ,të Zeusit ,Agamemnonit , Orestit , Klintemnestrës , Eteoklit , Edipit ,e të tjerë si këta. Kori në tragjedite e lashta ndriçonte tragjeditë , kurse populli ynë në shumë raste ushqente mëndjet e errëta të udhëheqësve të saj, për më shumë krime e vrasje . A nuk na duhet për të gjitha këto një lutje , një bekim nga Papa?
Vizita e Papes së Romes në Shqipëri nuk është vetëm festa e katolikëve shqiptarë , por e gjithë popullit pasi kështu e ka ligji i mikpritjes shqiptare, por edhe për korrektësi të historisë Shqipëria në rininë e saj ishte e tëra krishtere , pavarësisht se ç‘bënë më vonë perandorët , cezarët , pashallarët prijësat shqiptarë të cilët besimet fetare të njerëzimit i shikonin si lule dielli që duhet te rrotulloheshin nga shkonin ata . Sidoqoftë për këtë historia le ta na gjykojë . Dhe në këtë gjyq të historisë kryefjala e popullit tonë në aktin e vetë mbrojtjes është mbijetesa , mbrojtia nga asimilimet dhe invazionet ,liria dhe pavarësia e kombit. Ky ishte shkaku i vetëm i ndërrimit të besimeve fetare . Besoj se të gjithë do të na japin të drejtë . Edhe Zoti në qiell . Por në se kjo i takon historisë , e sotmja e unitetit dhe bashkëjetesës mes tre besimeve fetare , atij mysliman , ortodoks dhe katolik në Shqipëri është një model dhe pikë reference për këdo që kërkon harmoni dhe paqe . Përgjithësimi i kësaj vlere universale është edhe pjesë e misionit të vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri të cilit ne, shqiptarët, i jemi mirënjohës .
Advertisement