Të gjithë që e ndoqën ndeshjen Portugali – Shqipëri u bënë kuriozë për dialogun mes Pepes dhe Balës pas shënimit të golit. Çfarë i thanë ata njeri tjetrit? Këtë enigmë Bekim Bala e zbulon sot për gazetën Sport Ekspress:
Gjithshka nisi në fillim të ndeshjes kur Pepe u mundua që të më nervozonte, thotë ai. Që në dyluftimin e parë, pasi humba topin dhe ai e pasoi, m’u afrua dhe më tha këto fjalë: “Bën mirë që të ndërrosh krah, sepse do të bëj që të dalësh jashtë”. E gjitha kjo, e shoqëruar me një të qeshur që të mos kuptohej nga të tjerët. Por, duke e ditur se në një ndeshje futbolli të rëndësishme s’duhet të humbësh toruan dhe të jesh gjakftohtë, po me shaka ia ktheva edhe unë: “Dëgjo se unë pozicion s’do të ndryshoj, por ndeshja sapo ka nisur dhe ka kohë, vetëm duhet të presësh”.
Mw pas ai u nervozua kur i thashë se: “nuk kam ndër mend të ndërroj krah, pasi më stimulon më shumë sfida me futbollistin e Real Madridit…”. Ndërsa kur topi u fut në rrjetë, ju afrova dhe i thashë: “Të pata thënë që kishte durim dhe se loja ishte e gjatë”. Ai qeshi, ndërsa pas ndesjes, erdhi në dhomat e zhveshjes dhe më uroi edhe për golin duke më thënë “Bravo, ishte tepër i bukur”.