Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çfarë bëjnë robotët fluturues?

Robotë fluturues kanë filluar të quajnë tani avionët modernë pa pilot, të cilët mund të ngjiten në lartësi të ndryshme dhe të udhëtojnë në distanca të gjata, të drejtuar nga Toka me anë të valëve radiofonike ose mjeteve të tjera dixhitale, për të kryer detyra shumë të ndërlikuara, të cilat nuk i kryejnë dot avionët e zakonshëm. Robotët fluturues mund të zbulojnë repartet dhe objektet e kundërshtarit, mund të kryejnë rolin e snajperit, duke asgjësuar kundërshtarët fizikisht, mund të bombardojnë objekte të fortifikuara thellë në male, etj. Për kategorizimin e tyre, ata ndahen sipas peshës në “mikro” (kështu quhen ata që kanë një peshë të përgjithshme deri në pesë kilogramë), në “mini” (ata që peshojnë nga dhjetë deri në 200-300 kilogramë), në “mesatarë” (ata që peshojnë deri në 1 000 kilogramë) dhe në “të rëndë” (kur peshojnë edhe më shumë). Ndër “mikrot” janë më të preferuar “Bleta-1”, që përdoren në zbulim. Ata janë të pajisur me mjete moderne fotografimi dhe me aparate transmetimi të informacioneve, zakonisht, të shifruara. Kështu, për shembull, përveç ushtrisë amerikane, ky lloj avionësh është përdorur që nga prilli i vitit 1995, deri në qershor të atij viti, edhe nga forcat e armatosura ajrore të Federatës Ruse, në luftën kundër rebelëve çeçenë. Me ndihmën e tyre, janë zbuluar me dhjetëra makina të karrocuara, depo dhe baza të terroristësh. Shumë efikasë kanë qenë deri tani edhe avionët pa pilot të forcave të armatosura izraelite, të cilët janë pajisur me motorrë me pistona dhe një elitë shtytëse shumë origjinale. Po në forcat e armatosura të ushtrive të ndryshme, po përdoren tani edhe avionë reaktive, siç janë “Tipçaku” rus, “EQ-7a” amerikan, “Iraksi-26” italian, etj. Disa prej tyre kanë skemën e raketave fluturuese dhe lëshohen pikërisht si ato, në disa platforma të posaçme. Aeroplani më i lehtë pa pilot që është ngritur deri tani në qiell dhe është drejtuar në distanca të largëta me anë të valëve të radios nga Toka, ka qenë “Drekon-aj” amerikan. Ai peshon gjithë-gjithë një kilogram e 800 gramë. Ky lloj avioni lëshohet me dorë, është i pajisur me kamera televizive, aparate të ndërlidhjes, sekrete, me shifër dhe përdoret në njësitë ushtarake batalion e poshtë. Tani, konstruktorët po punojnë për të modeluar avionë edhe më të lehtë, të cilët, natyrisht, janë edhe më të volitshëm për fluturim dhe sidomos, për të kryer detyra të posaçme në zbulim. Deri tani, kanë arritur të provohen me sukses robotët me helikë deri 150 milimetërshe, që lëshohen drejtpërdrejt nga pëllëmba e dorës. Shumë të dobishëm janë konsideruar nga repartet ushtarake edhe aeroplanet e rëndë që përshkojnë distanca të largëta dhe qëndrojnë një kohë të gjatë në qiell. Avioni robot “RQ-1” i prodhimit amerikan, për shembull, ka patur shumë suksese në luftimet kundër rebelëve në Afganistan dhe në Irak. Ai është i pajisur me një stacion të vërtetë operativ, mund të përshkojë një distancë deri 550 kilometra nga vendi i lëshimit deri në objektiv dhe të kthehet në bazë po me shpejtësinë e nisjes. Fill pas tij, vjen “Global hok”, i cili ka fluturuar në një distancë prej 13840 kilometrash në çdo situatë sinoptike, pra, në çdo kusht atmosferik. Ai zotëron tri sisteme zbulimi: I pari dhe i dyti për ditën, duke vrojtuar një territor prej 60 kilometrash katrore dhe duke transmetuar fotografi të detajuara nga tërë sipërfaqja e kontrolluar. Sistemi i tij i tretë funksionon deri në 200 kilometra larg vendit të lëshimit dhe ka aftësi zbuluese shumë më të mëdha se llojet e tjera.
Një nga fushat ku po punohet tani nga konstruktorët e robotëve fluturues është perfeksionimi i tyre për t’u ulur dhe për t’u ngritur vertikalisht, si helikopter, në të gjitha kushtet e motit dhe të terrenit. Më afër qëllimit janë deri tani “RQ-8A” amerikan, «Fajrskauti” francez, “Simosi” gjermano-amerikan dhe “CL-227” kanadez. Ka edhe një ide tjetër: Robotët fluturues mund të përdoren në sistemin antiraketë, duke i shkatërruar ato që në qiell. Një sistem i tillë, për shembull, po përpunohet nga konstruktoret rusë. Projekti titullohet “Luftë ndërmjet robotëve në vend të luftës midis njerëzve”. Projektet janë shumë ambicioze: Mendohet që deri andej nga fundi i çerekshekullit tonë, pjesa më e madhe e aviacionit ushtarak të përbëhet nga avionët pa pilot. Sidoqoftë, roli i robotëve fluturues po rritet çdo ditë e më shumë dhe ata po gjejnë terren veprimi në të gjitha operacionet ushtarake.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Qofte me bukën e mbetur

Next Post

Elvis Abazi, balerini ynë i njohur në Gjermani: Kjo është ëndrra e çdo kërcimtari!

Advertisement