Gjyshi dhe viagra
Dy nipa mistrecë duan t’i bëjnë një rreng gjyshit të tyre. Shkrijnë një tabletë viagre në kafenë e tij dhe ia japin për ta pirë. Direkt pas kafes, gjyshi thotë se duhet të shkojë në banjo. Pas pak, ai kthehet nga banja, me pantallonat e lagura.
– Gjysh, gjysh, çfarë të ndodhi kështu? – e pyesin nipat.
– S’e mora vesh fare. E nxora jashtë për të urinuar, por e pashë që nuk ishte imi dhe e futa prapë brenda!
Paratë
Po, është e vërtetë, paratë janë shkatërrim për njerëzit; veçanërisht, kur nuk i kemi!
Pasuordi
– Sot, u ula në kompjuter për të ndërruar pasuordin, por nuk e ndërrova dot, nuk ma pranonte…
– Po pse?
– Sepse desha t’i vija pasuordin: “Penis”, por kompjuteri m’u përgjigj: “Më vjen keq, është shumë i shkurtër!”
Në cirk
Një tip paraqitet te drejtori i cirkut për të kërkuar punë.
– Çfarë dini të bëni ju? – e pyet drejtori.
– Unë di të imitoj zogjtë!
– Uf, për fat të keq kjo s’më duket fare interesante… s’është ndonjë gjë kushedi se çfarë; këtë mund ta bëjnë të gjithë.
– Vërtet? Epo mirë, atëhere, po iki… – tha burri, hapi krahët dhe iku me fluturim.
Në redaksinë e një gazete
– Zoti drejtor, sapo na talefonoi një burrë me tre koka…
– Me tre koka? E çfarë tha?
– Alo! Alo! Alo!
Në muajin e mjaltit
Dy të sapomartuar në muajin e tyre të mjaltit, u ndalën në një hotel. Vjen orari i drekës, por ata as që duken në restorant, në darkë gjithashtu, madje as për të ngrënë mëngjesin e së nesërmes. Kalon një javë dhe ata nuk dalin nga dhoma. Një ditë, një kamerier u troket në derë dhe ata përgjigjen:
– Kush është?
– Jam kamerieri, kam ardhur t’ju njoftoj se keni harruar të hani…
– Epo, – përgjigjet nusja, – ne nuk kemi nevojë të dalim për të ngrënë sepse ne hamë frutin e dashurisë!
Atëhere kamerieri i përgjigjet: – Në rregull, në rregull, s’ka problem çfarë hani, ama ju lutem, mos i hidhni lëvozhgat nga dritarja se i mbledhin fëmijët dhe prindërit vijnë e ankohen në hotelin tonë…
Blerta