Shpërthimi i revolucionit industrial në Evropë, nisur që nga viti 1750, solli mes shumë të mirave, edhe të keqen e madhe, ndotjen e mjedisit. Kundër saj po luftojnë sot shkencëtarë të vendeve të ndryshme. Projekti i fundit në këtë luftë, është ai i disa shkencëtarëve amerikanë. Ai parashikon ndërtimin e disa “balonave” që do të fluturojnë 200-300m lart në qiell, ku mblidhen substancat e ndotjes. Këto balona do të jenë të mbushur me hidrogjen, që do të krijojë mundësinë e ndenjies së tyre në ajër… Membrana e vendosur në majën e tyre do të “thithë” ajrin e ndotur dhe do ta pastrojë atë me anën e pemëve që do të gjenden brënda ndërtesës.
Advertisement