Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

ATA QE NUK INTERVISTUAM DOT KETE JAVE

Nga Artan Kristo

 

EDI RAMA
Kryeministrin tonë deshëm ta takonim të hënën, fill pas deklaratës së tij në Tuiter se “Vazhdon shkulja e çibanëve nga kërthiza e Tiranës së braktisur prej kryebashkiakut më kot në historinë e kryeqytetit”, por nuk mundëm, pasi ai u nis për në Uells, në samitin e NATO-s…
Ne deshëm t’i themi zotit Rama se na bëhet qejfi për punën që ai bën për pastrimin dhe rregullimin e qyteteve, për heqjen e ndërtimeve-çibane, që shëmtojnë qytetin, siç i quan ai, por nuk mund të rrimë pa e pyetur zotin Rama: A e di se për disa nga këto “çibanë” që ai po mburret se po heq tani, siç është rasti i fast-food “Kolonat”, ka qenë pikërisht ai që ka firmosur kur ka qenë kryetar bashkie? A nuk është më mirë, zoti Rama, që të mos i lësh çibanët të dalin, sesa t’i lejosh e më pas t’i heqësh? Dhe, e mira fare është të mos mburresh se ke hequr çibanët që ke “mbjellë” vetë… Por, të paktën, urojmë që zoti Rama të ketë zënë mend dhe të mos firmosë çibanë të tjerë më të mëdhenj, tani që është Kryeministër…

Advertisement

SAIMIR TAHIRI
As Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, nuk e takuam dot këtë javë. Atë deshëm ta pyesnim në lidhje me një shqetësim që kanë mijëra emigrantë shqiptarë, anembanë botës. Bëhet fjalë për shkrimin në pasaporta të toponimeve të fëmijëve që kanë lindur jashtë, jo në gjuhën angleze, siç janë rregullat ndërkombëtare, por në gjuhën shqipe, gjë që ka bërë që pasaportat e tyre të mos njihen nga shtetet e huaja. Ministri ynë i Brendshëm këtë javë u mburr se, ndryshe nga qeveria e Berishës, ai e zgjidhi këtë problem dhe se tani e tutje, emrat do të shkruhen anglisht. Dakord, shumë mirë që u ndreq një gabim, por ne deshëm të pyesnim ministrin tonë të nderuar: Kush do të paguajë për këtë gabim? A e di ai se emigrantët do të duhen të bëjnë pasaporta të reja dhe për këtë duhet të paguajnë rreth 100 euro për çdo pasaportë?! Dhe, e gjitha kjo, për faj të shtetit. A e di ai se në një shtet normal europian, si ata që ne pretendojmë të bëhemi, shteti do të paguante, jo vetëm pasaportat e bëra gabim për faj të tij, por edhe dëmshpërblim për shqetësimin e krijuar shtetasve, për orët e bllokimeve në dogana etj. etj.?!

ERION VELIAJ
Deshëm të takonim këtë javë edhe Erion Veliajn, Ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, por ai ishte shumë i zënë, sepse krahas punës, i duhej të merrej edhe me dasmën e tij. Se, ai martohet në datën 6 shtator dhe siç thotë shtypi, do të bëjë, jo një dasëm si gjithë njerëzit, por dy: Një në ambientet e kalasë së Gjirokastrës e tjetrën, në Pezë; të dyja në vende historike. Pse ka zgjedhur këto vende vallë? Mos do që të hyjë edhe ai në histori me dasmën e tij?
Ne deshëm ta pyesnim edhe pak më gjerë për dasmën e tij, që thuhet se do të jetë madhështore, me rreth 1 mijë të ftuar. Sikur të mos ishte ministër e të mos e kishte kaq pasion publicitetin, do të ftonte ai kaq shumë njerëz, për dasëm?! Në fakt, nuk do t’ia bënim këtë pyetje sikur të mos mësonim se ai ka ftuar në dasëm, përveç shokëve, miqve e familjarëve, edhe njerëz që i ka takuar veç një herë në jetën e vet. E ka bërë këtë për të shtuar numrin e të ftuarve, për bujë, apo për të mbledhur sa më shumë lekë nga dhuratat? Nejse, të trashëgohesh zoti ministër!

DAMIAN GJIKNURI
Një pyetje të vetme deshëm t’i bënim zotit Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë dhe Industrisë. Kush e paguan energjinë eletrike në këtë vend? Ia bëjmë këtë pyetje pak të çuditshme, sepse këtë javë, në një njoftim të Task Forcës për energjinë, thuhej me mburrje se “gjatë gjysmës së parë të vitit, në total, në mbarë vendin janë ndërprerë mbi 483 mijë lidhje të paligjshme të energjisë”. Sikur të bëjmë një llogari të thjeshtë: Task Forca ka prerë në gjysmën e vitit vetëm gjysmën e lidhjeve dhe vetëm gjysma e tyre u takojnë familjarëve… I bie që rreth gjysma e banorëve të Shqipërisë nuk paguan për korrentin që harxhon. A mund të na e sqarojë zoti ministër se si qëndron e vërteta? Janë të fryra shifrat e Task Forcës, apo vërtet gjysma e shqiptarëve nuk e paguan energjinë elektrike?

NËNË TEREZA
Eh, sa do të donim t’i merrnim një intervistë Nënë Terezës këtë javë që u mbushën plot 17 vjet prej ndarjes së saj! Deshëm ta pyesnim për vizitën e Papës në Shqipëri, por edhe se si e ndjeu veten kur pa që monumenti i saj ishte hedhur diku si një send pa vlerë… E dinim se ajo shpirtmirë nuk do thoshte gjë, por do mendonte me veten e saj: “Jemi komb me vlera, kemi kaq shumë heronj, kaq shumë monumente, sa nuk kemi ku t’i çojmë statujat…”.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Me kë shenjë shkon Bricjapi?

Next Post

Adelina Tahiri i merr të dashurin Anjeza Brankës

Advertisement