Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A e dëmton diabeti lëkurën?

– Dr. Dashamiri! A e dëmton diabeti lëkurën? Unë kam filluar të kem probleme me lëkurën; kruarje, rënie të saj, humbje të ngjyrës natyrale, etj. Dua të di, çfarë shenjash jep diabeti i tipit 2 te lëkura dhe në të gjitha organet në përgjithësi? A është gjithmonë tregues i një diabeti të mirëfilltë, dëmtimi i lëkurës? Unë jam diagnostikuar me diabet të tipit 2 prej 3 muajsh tashmë, prandaj edhe habitem me këtë problem. Cilat janë shenjat e tjera që shfaqen, që ta di edhe si t’i shmang ato? Faleminderit.
Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: – Duke ju falënderuar për pyetjen tuaj, si gjithmonë, më duhet ta nis edhe me ndonjë vërejtje të vogël, në sensin që te pyetja juaj mungojnë disa elemente kyçe, kryesisht të përgjithshmet, por që janë shumë të rëndësishme për sqarim, sidomos mosha dhe gjinia juaj. Pyetjen tuaj do të doja ta trajtoja nga pikëpamja profesionale në disa rrafshe, ku dy më kryesoret janë se çfarë lidhjesh kanë dëmtimet e lëkurës me diabetin dhe e dyta, se sa diabeti e dëmton lëkurën. Fillimisht, ju sqaroj se jo çdo shenjë apo sëmundje që ndodh në lëkurën e një diabetiku, duhet të ketë medoemos lidhje me diabetin. Lëkura është një nga organet më të mëdha të organizmit tonë, e cila ka një sipërfaqe rreth 2 m2 dhe është pjesa me të cilën organizmi bie në kontakt me ambientin që e rrethon. E trajtuar në këtë këndvështrim, lëkura është organ shumë delikat sepse mund të dëmtohet nga agjentë të ndryshëm fizikë, atmosferikë, kimikë, etj. Veçantia te të sëmurët me diabet është fakti që këto dëmtime apo plagë të ndryshme janë shumë herë më të vështira për t’u mbyllur dhe për t’u kuruar. Jo rrallëherë, këto zgjasin me muaj dhe vite. Këta të sëmurë që e dinë se vuajnë me diabet dhe paraqesin dëmtime të lëkurës, duhet të paraqiten shpejt te mjeku, që të marrin mjekimin e duhur për t’u shëruar në kohë, në mënyrë që këto plagë të mos bëhen shkak për dëmtime të mëtejshme, siç mund të jenë abceset, çarjet apo uleracionet e thella, flegmone e deri në gangrenizim të pjesëve të caktuara të lëkurës.
– Te të sëmurët që kanë plagë që nuk mbyllen dhe nuk e dinë që vuajnë me diabet, kjo duhet parë si një arsye më shumë për të kontrolluar nivelin e sheqerit dhe për të vënë diagnozën e diabetit të sheqerit ose për ta përjashtuar atë. Krahas dëmtimeve të jashtme, të sëmurët diabetikë janë të predispozuar të kenë infeksione të shpeshta të lëkurës dhe ankesa të saj, siç mund të jenë infeksionet bakteriale (puçrra, qese me qelb, mahisje etj.), infeksione virale të lëkurës (ndër to janë herpesi ose zjarri i natës që manifestohet me shenja të dukshme në lëkurë me dhimbje dhe djegie, por gjithashtu, edhe herpeset e thjeshta që dalin në lëkurën e këmbës, hundë, sy, në pjesën anësore të buzëve etj.). Këto janë shumë të shpeshta te diabetikët. Në të njëjtën kohë, edhe infeksionet mykotike në çdo pjesë të lëkurës janë shumë më të shpeshta te popullata me diabet, sidomos tek ato ku diabeti nuk është ndjekur siç duhet. Vetvetiu, diabeti jep disa shenja të caktuara në lëkurë, jo shumë të zakonshme. Tipikisht, ato paraqiten si formacione të rrumbullakëta ose si harta dhe mund të dalin në gjymtyrë, por edhe në pjesë të ndryshme. Këto nuk janë shqetësuese, por tregojnë rëndim të diabetit. Pa u zgjatur më shumë, ju them se lëkura dëmtohet shumë te diabetikët, ndaj edhe kujdesi dhe higjiena për ta duhet të jetë maksimale, pa harruar këtu që rëndësinë kryesore e ka mbajtja në normë e vlerave të sheqerit apo kontrolli i sëmundjes në tërësi. Pres të më shkruani sërish dhe shpresoj të keni marrë informacionin e mjaftueshëm për pyetjen tuaj. Faleminderit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë janë alergjitë?

Next Post

Tavë me presh

Advertisement