– Përshëndetje Doktor Evi! Ka dy muaj që neurologu më diagnostikoi me sëmundjen e fibromialgjisë dhe më dha një kurë me seroksat, co-codamol dhe amizol. Ajo çfarë më shqetëson veç sëmundjes që përmenda më sipër, është edhe jeta seksuale e cila duket që nuk është si më parë, për shkak të ilaçeve. Doja të dija, çfarë më rekomandoni për të patur një jetë normale seksuale si më parë, tani që jam 44 vjeç? Kam frikë se do të jem gjithmonë nën thundrën e sëmundjes dhe të ilaçeve… Respekte nga Beni Dr.
Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: – I nderuar Beni, seroksati është një nga preparatet të cilat ndërhyjnë në mekanizmat e aktit seksual. Kjo varet nga doza që merr. Ky preparat ndërhyn si në drejtim të ereksionit, ashtu edhe tek ejakulacioni. Çdo njeri ka individualitetin e tij, pra, në rastin konkret, ndoshta te ju, seroksati mund të ketë këtë efekt të padëshirueshëm. Ndërprerja e preparatit për efektin e tij dytësor, është diçka që e vendos mjeku neurolog. Sidoqoftë, për sqarime të mëtejshme, më kontaktoni mua.