Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Seks oral në një plazh të Durrësit
I refuzojnë Pap-Testin se ishte tepër e re; vdes katër muaj pas dasmës!
Armina falënderon Zotin apo… tregon të pasmet?

I refuzojnë Pap-Testin se ishte tepër e re; vdes katër muaj pas dasmës!

Me gjithë kërkesat e saj të përsëritura, mjekët thonin se ishte shumë e re për t’iu nënshtruar kësaj analize

Ishte 24 vjeçe, kur shkoi te mjeku i saj me dhimbje të forta shpine në dhjetorin e vitit 2012, por iu mohua një procedurë e thjeshtë Pap-Testi, me arsyen e vetme se nuk i kishte mbushur ende 25 vjeç, mosha minimale që kërkohet për të nisur kryerjen e kësaj analize!

U deshën javë të tëra vizitash mjekësore, para se Daun Ueston t’i nënshtrohej kësaj analize, e cila në të vërtetë, konfirmoi se vajza tashmë, jo vetëm që ishte prekur nga kanceri i qafës së mitrës, por ai edhe kishte avancuar…

Advertisement

Në fillim, Daun mendoi se dhimbjet e shpinës i kishte ngaqë qëndronte vazhdimisht në këmbë, duke qenë se punonte si parukiere. Një natë, kur u kthye në shtëpi duke qarë nga dhimbjet e forta, i fejuari këmbënguli që të vizitohej te një mjek. Por, lindi një problem tjetër! Mjekët nuk pranonin që vajza të bënte pap-test, pasi sipas rregullave, ishte shumë e vogël për t’iu nënshtruar një analize të tillë.

Pas shumë sorollatjesh dhe analizash, muaj më pas, Daun bëri një pap-test, i cili e diagnostikoi me kancer. Trajtimi fillestar pati sukses, por sëmundja u rishfaq që Nëntor 2013, kur mjekët konfirmuan se tashmë, kanceri ishte në fazën e tij fatale dhe i dhanë asaj edhe pak muaj jetë…

Atëhere, çifti vendosi të shpejtonte me dasmën, e cila u bë para se të niste cikli i trajtimit me kimioterapi. Ueston vdiq në moshën 26 vjeçare, ndërsa aktualisht, i fejuari i saj po lufton që të ulet mosha e ekzaminimit me pap-test…

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Seks oral në një plazh të Durrësit

Next Post

Armina falënderon Zotin apo… tregon të pasmet?

Advertisement