Klasifikimi i javës
1. Bricjapi
2. Virgjëresha
3. Ujori
4. Dashi
5. Peshorja
6. Akrepi
7. Gaforrja
8. Demi
9. Shigjetari
10. Peshqit
11. Binjakët
12. Luani
DASHI, 21 MARS-20 PRILL
Dielli, Mërkuri dhe Hëna në fillim të javës, në shenjën e Virgjëreshës, do t’ju bëjnë të lini mënjanë ëndërrimet, të zbrisni me këmbë në tokë dhe të jeni më realistë. Me një fjalë, do të jetë një javë shumë më pragmatike sesa do të dëshironit. Megjithatë, Jupiteri dhe Afërdita pro jush, do t’ju dhurojnë një qëndrim më pozitiv ndaj ngjarjeve. Në fund të javës, do të jeni plot energji erotike dhe qëndrim luftarak.
DEMI, 21 PRILL-20 MAJ
Planetët në shenjën e Virgjëreshës këtë fillim shtatori do të jenë të favorshëm për natyrën tuaj punëtore dhe konkrete. Në fillim të javës, do të bashkoni të dobishmen me zbavitësen, duke bërë një punë që do t’ju pëlqejë. Nga e enjtja deri të shtunën, do të mbaroni plot punë, do të jeni efikasë dhe me aftësi organizuese. Për të anashkaluar nervozizmin apo lodhjen e fundjavës, rikarikojini bateritë duke u marrë me një pasion, ose duke u çlodhur më shumë.
BINJAKËT, 21 MAJ-21 QERSHOR
Të hënën, për shkak të Hënës pozitive, do të jeni të ngarkuar me energji pozitive. Aq më mirë për ju, sepse do t’ju duhet, për të kryer punët e shumta që keni në dorë. Pushimet mbaruan dhe ju duhet t’u futeni punëve. Në fazën qendrore të javës do të keni të bëni me një familjar të nxehur dhe që nuk e kupton se keni të drejtë. Në fundjavë, do t’ju duhet të sforcoheni shumë për të arritur atë që doni, por mundimi do t’ju shpërblehet.
GAFORRJA, 22 QERSHOR-22 KORRIK
Planetet në shenjën e Virgjëreshës do t’ju bëjnë të prirur të merreni më shumë me jetën shoqërore, të cilën e kishit lënë pak pas dore kohët e fundit. Java do të jetë e shkëlqyer për të organizuar fillimin e punëve dhe të shkollës për nxënësit. Të enjten dhe të premten, mund të jeni pak nervozë dhe mund të grindeni me partnerin/en. Në fundjavë, Hëna në shenjën e Akrepit do t’ju dhurojë sensualitet dhe ndjenjë.
LUANI, 23 KORRIK-22 GUSHT
Gjatë ditëve të para të javës do t’ju duhet të merreni me punë burokratike, me bankat, pagesat, etj. Në vazhdim të javës, mund të ndjeheni me humor paksa të lëvizshëm për shkak të disa konflikteve familjare. Të premten dhe të shtunën do të keni më shumë mundësi të kaloni momente të këndshme me partnerin/en apo shoqërinë. Në fundjavë, mund të bëni ndonjë udhëtim të shkurtër për t’u rikarikuar me energji.
VIRGJËRESHA, 23 GUSHT-22 SHTATOR
Me Diellin dhe Hënën në shenjën tuaj, në pjesën e parë të javës, do të ndjeheni shumë në formë dhe me besim në vetvete. Hëna në shenjën e Peshores të enjten dhe të premten do t’ju dhurojë harmoni dhe pasion në lidhje. Në fundjavë, do të dilni jashtë zakoneve dhe kufijve që i keni vënë vetes, mbase për të marrë një vendim të rëndësishëm. Mund të bëni njohje të reja, ose të gjeni interesa të reja që do të jenë shumë joshëse.
PESHORJA, 23 SHTATOR-23 TETOR
Mbase planetët në shenjën e Virgjëreshës bëjnë te ju efektin e kundërt. Ndërkohë që të gjithë kanë futur nëpër valixhe suveniret e verës, ju keni dëshirë për udhëtime dhe aventura. Java në përgjithësi do të jetë e qetë, me përjashtime të vogla, në fazën qendrore të saj, kur mund të njihni ndonjë njeri interesant, nëpërmjet të njohurve të përbashkët (falë Hënës në shenjë). Fundjava do të jetë, pa dyshim, pasionante.
AKREPI, 24 TETOR-21 NËNTOR
Java e parë e shtatorit do t’ju lejojë të rilidhni kontaktet dhe aleancat e rëndësishme për punën, por edhe për të hyrë dalëngadalë në ritmin e zakonshëm të punëve pas mbarimit të verës. Megjithëse gjatë muajit që shkoi, Afërdita ka qenë kundër jush, Marsi ju ka shtyrë të bëni përpara dhe mbase tani do t’i kushtoni më shumë vëmendje një marrëdhënieje që e keni lënë pas dore. E shtuna dhe e diela do të jenë të përkryera për të bërë rezymenë e situatës në të cilën ndodheni.
SHIGJETARI, 22 NËNTOR-21 DHJETOR
Tre ditët e para të kësaj jave do të karakterizohen nga një lloj lodhjeje, ose një mërzitje ndaj rutinës. Jupiteri dhe Afërdita do t’ju ndihmojnë ta shihni situatën me filozofi: Do të keni projekte për të cilët do të mendoni dhe dashuri, që do të përbëjnë oazin tuaj të paqes. Të enjten dhe të premten retë do të largohen nga qielli juaj, falë një daljeje me miqtë ose kënaqësive të vogla në lidhje. Të shtunën dhe të dielën mund të mbylleni në vetvete.
BRICJAPI, 22 DHJETOR-20 JANAR
Falë Diellit, Hënës dhe Mërkurit, java do të fillojë shumë mirë, duke ju dhuruar suksese në punë dhe në sport, së bashku me mundësinë për të bërë një udhëtim të shkurtër. Kujdes të enjten dhe të premten, mos u tregoni shumë të rreptë dhe kërkues nga lidhja. Gjatë fundjavës, do të jeni plot energji dhe kureshtarë: Mendja dhe trupi do të jenë në sintoni të plotë.
UJORI, 21 JANAR-19 SHKURT
Pjesa e parë e javës do të jetë e shkëlqyer për aktivitetet organizative, studimet ose kërkimet e ndryshme. Të enjten dhe të premten do t’u dedikoheni më shumë lidhjeve sentimentale, jetës shoqërore, ose do të merrni pjesë në një eveniment kulturor apo muzikor. Gjatë fundjavës, mund të përjetoni ndonjë tension në lidhje, të cilin duhet ta trajtoni me shumë elasticitet.
PESHQIT, 20 SHKURT-20 MARS
Planetët në shenjën e Virgjëreshës do t’ju nxisin të jeni më të hapur në marrëdhëniet sentimentale, mbase për t’i shprehur ndjenjat tuaja partnerit/es. Kjo mund t’ju duket e vështirë, por do të japë frytet e veta. Marsi dhe Saturni ju mbështesin në marrëdhëniet në punë dhe ato shoqërore, sidomos në pjesën qendrore të javës. Fundjava do të karakterizohet nga pasioni dhe energjia e pashtershme.