Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Gratë që lindin në moshë të madhe, jetojnë më gjatë

Flitet shpesh për ndërlikimet që mund të shkaktohen nga një shtatzani e vonshme. Megjithëse ato janë reale, ja një lajm i mirë për gratë që vendosin të lindin fëmijë në moshë të madhe: Ato jetojnë më gjatë! Mosha mesatare për t’u bërë nënë, vjen në rritje në Europë. Në Francë, për shembull, nga 24 vjeç në vitet ’60, ajo ka kaluar në 28 vjeç, në vitin 2010. Ky ndryshim shkaktohet së pari nga emancipimi dhe fakti që gratë punojnë dhe duan të bëjnë karrierë, por edhe nga evolucioni i mjekësisë, që bëjnë të mundur të shtyhen kufijtë e moshës për të lindur fëmijë. Por, të bësh fëmijë përtej njëfarë moshe mund të shkaktojë probleme për gruan, si hipertension, diabet dhe të provokojë lindje të parakohshme.

Një studim i fundit, i kryer nga studiuesit të Universitetit Mjekësor të Bostonit, ka treguar se mosha e gruas shtatzënë mund të lidhet me jetëgjatësinë e saj. Pasi kanë vrojtuar 311 gra, që kanë jetuar deri në 95 vjet, shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se gratë që e kanë lindur fëmijën e tyre pas moshës 33 vjeçare, kanë dy herë më shumë shanse për të jetuar përtej moshës 95 vjeç se ato që i kanë bërë fëmijës rreth moshës 29 vjeçare. “Megjithatë, gratë nuk duhet ta vonojnë me qëllim shtatzaninë e tyre!”, paralajmëron doktor Tomas Perls që ka marrë pjesë në studim. Ai saktëson se, në fakt, me kalimin e moshës, lindin edhe problemet e pjellorisë. “Por, rezultatet e këtij studimi duhet t’i bëjnë të reflektojnë ata që mendojnë se gratë që lindin fëmijë vonë janë shumë plaka për të rritur fëmijë, sepse këto gra plaken vonë”, ka shtuar ai. Përveç interesit që përfaqëson ky zbulim për nënat e ardhshme, ai hap horizonte të reja për të kuptuar nëse ekzistojnë “variante gjenetike te gratë, që do të bënin të mundur të shpjegohej pse ato plaken më ngadalë”, përfundon doktor Perlsi.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

10 gjëra romantike që duhet të bëni me partnerin/en në plazh!  

Next Post

Si të kem jetën seksuale që kisha?

Advertisement