Vullkani Jelouston, që ndodhet në SHBA dhe konsiderohet si më i madhi dhe më i fuqishmi në botë, do të fillojë së shpejti veprimtarinë e tij, do të shpërthejë llavë, duke dhënë kështu sinjalin e një Apokalipsi. Me t’u botuar ky lajm, drejtuesit e parkut ku ndodhet ky supervullkan, morën me qindra letra nga banorët për të verifikuar faktet, madje ata filluan të largoheshin nga vendbanimet e tyre. Shumë të shqetësuar paraqiten edhe shtazët e parkut natyror, të cilët gjithashtu duan të largohen sa më parë. Të tmerrshme kanë qenë pamjet e transmetuara nga një televizion privat, ku paraqiten kafshët që vrapojnë të tmerruara sa andej-këtej, duke u grumbulluar për çudi në qendër të parkut. Pikërisht ky fakt (shtazët i ndjejnë shumë vullkanet), tregon se veprimtaria sizmike në atë zonë është rritur. Këtë e thonë jo vetëm njerëzit e thjeshtë, të cilëve u ka hyrë frika në palcë, por edhe ekspertët. Sekretarja e zooparkut Ema Bartleti, në një konferencë shtypi, pohoi se kohët e fundit, me të hyrë stina e pranverës, në gjithë atë zonë janë ndjerë lëkundje tërmeti deri në pesë ballë. “Sipas shkencëtarëve, supervullkani Jellouaston, shpejt ose vonë do të zgjohet, tha ajo, madje ka edhe fakte për këtë: Gjeologët amerikanë studiuan posaçërisht gjendjen dhe janë tmerruar. Temperatura e gejzerave në liqenet e parkut është ngritur deri në 20 gradë celsius duke e kaluar në një shkallë të lartë normën. Por kjo nuk është e tëra: Burim i shqetësimit kanë filluar të bëhen tërmetet, të cilët po përhapen gjithmonë e më shpesh në të gjithë territorin. Shkencëtarët pohojnë gjithashtu se brenda në vullkan ka filluar të lëvizë magma. Në rast se “kazani” ku valon ajo do të shpërthejë, kjo mund të sjellë pasoja ekologjike katastrofike në të gjithë botën. Fuqia shpërthyese e vullkanit mund të krahasohet me atë të dhjetëra bombave atomike. Gjithë vendi do të mbulohet nga hiri vullkanik. Si do të ndodhë vallë? Deri tani, ka vetëm parashikime të tmerrshme. Shoqëria nuk është në gjendje të ndërmarrë asnjë masë parandaluese. Natyra i ruan ende në shumë fusha kapriçiot e veta. Do të shpërthejë, vallë, supervullkani? Të shohim…
Advertisement