Studimet në lidhje me seksin dhe kaloritë që djeg ai vazhdojnë të jenë kontradiktore. Për disa shkencëtarë efekti pozitiv është minimal, për të tjerë kjo shifër shkon deri në 500 kalori në 20 minuta. Por, përveç këtyre mendimeve shkencore, cilat janë pozicionet që djegin më shumë kalori? Sa vlejnë pozicioni i misionerit, ai nga pas, seksi oral dhe lojërat paraprake?
Seksi shërben apo nuk shërben për të djegur kalori? Po dhe jo. Studimet shkencore vazhdojnë të kundërshtojnë njëri-tjetrin. Duke u bazuar në një studim të fundit, ajo e 300 kalorive është thjesht një legjendë: Në një marëdhënie seksuale prej 6 minutash shifra mezi shkon tek 21 kalori. Dy biskota të vogla në mëngjes dhe bile light.
Nga ana tjetër, sondazhe të tjera thonë se mund të arrihet deri në 500-600 kalori në një raport 15-20 minutash. Në fakt një raport i tillë hyn tek ata të gjatët, pasi, sipas një studimi tjetër, në 25% e rasteve raporti zgjat më pak se 2 minuta. Por cilat janë pozicionet që janë më të përshtatshme për këtë qëllim?
Le ta fillojmë me radhë, duke e nisur nga lojërat paraprake. Vetëm 60 sekonda puthje vlejnë për të diegur pak a shumë 26 kalori. Nuk janë shumë, por është një fillim që nuk duhet lënë pas dore, përkundrazi, duhet shtuar. Nëse pasioni është vërtet i ndezur dhe nuk prisni dot, po bëni dashuri në korridorin e shtëpisë, ashtu si nëpër filmat e kinemasë, do të arrini maksimumin: 600 kalori për 10 minuta marëdhënie seksuale. Sa dy feta tortë më çokollatë.
Nëse duroni deri tek dhoma e gjumit, ose divani, për të qenë më rehat, atëherë do të digjni më pak kalori. Për 10 minuta seks nga pas kaloritë e djegura janë afro 275. Një kupë akulloreje me luleshtrydhe dhe pana. Jo keq, por që nuk krahasohen me tortën me çokollatë.
Nëse preferoni pozicionin më tradicional, por gjithmonë efikas të misionarit, duhet të kënaqeni me vetëm 250 kalori, sa një kupë me akulloreje me shije karamele që mund ta shijoni pa problem pasi të kenë mbaruar punë.
Seksi oral meriton një kapitull më vete: Vlen për të djegur 120 kalori për 15 minuta nëse zhvillohet në pozicionin 69 (sa një vile rrushi), por shumë më tepër kur e praktikon njëri nga të dy, mbase duke bërë që partneri/ja të arrijnë orgazmën: 270 kalori, dy feta të shijshme pice margarita…