Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Politikanët, në kopësht zoologjik

“Politikanët, në kopësht zoologjik” 

Rita Rjolli: Sot takova Marin Orhanasin… Besoj të gjithë e njihni, si një ndër aktorët më të hershëm të “Portokallisë”. I sapokthyr nga pushimet edhe me shumë energji pozitive, më la takim aty ku ndihet më mirë, pranë Teatrit Kombëtar. Një njeri aq i përkushtuar, familjar, gazmor, që  më jep një rrëfim 100% të sinqertë. Intervista e Marinit fokusohet në disa foto nga jeta, të cilat sigurisht kanë kuptime të ndryshme, parë në këndvështrime të ndryshme. Më i këndshëm bëhet komentimi i tyre me humorin e Marinit..

Advertisement

fotot e intervistes (4)– Në këtë foto shikoj një femër të mbuluar. Unë personalisht jam për veshjet e tilla, që lënë vënd për imagjinatë. Një femër e mbuluar më duket më e bukur. Më duket, gjithashtu, sikur një femër e tillë ka shumë respekt për veten. Dikush mund të thotë se kjo nuk është normale. Nëse do të shikonim si një gjë normale lakuriqësinë, atëherë pse nuk vishemi me rrobe banjo edhe në qytet?! Në fakt, gjërat tani kanë shkuar në ekstrem edhe unë nuk është se jam i prapambetur, por, duke parë femrat në rrugë, mendiomi im, shkon tek Teoria e Evolucionit. Nga kafshët u bëmë njerëz, u veshëm, por mesa duket po zhvishemi prapë, edhe pse ajo veshje na dallon prej kafshëve! Edhe kur diskutohet për moslejimin e femrave të mbuluara në universitet, unë jam pro tyre.  Ndërkohë që nuk po paragjykohet një femër që shkon e zhveshur, edhe është objekt ngacmimi, e jo më të ndalohet një femër me perçe që ka një besim të caktuar edhe nuk po cënon asnjeri. Ky është gomarëlliku më i madh. Ka shumë për të folur, po lirinë e personit nuk e cënon dot. Edhe nuk është vetëm për mysymanët, por as në kishë nuk duhet të shkosh e zhveshur, pra është për çdo fe. Ata që e bëjnë një diferencim të tillë duhet të kenë turp, sepse feja është diçka personale, që nuk mund të paragjykohet nga asnjeri. Pastaj homoseskualiteti për mua është i panatyrshëm, sepse të drejtat e tyre cënojnë hierarkinë e familjes edhe zhvillimit.

 

 

 

 

 

 

fotot e intervistes (7) Familja është gjëja më e bukur, dhe kjo foto më kujton se çdo njeri, çdo familje pa pasur këto duar ku mbeshteten, këto duar që e mbrojnë, s`do egzistonin. Do ishin hiç gjë. Zoti e vlerëson familjen edhe ka kriminelë që kur vjen puna tek familja e shikojnë si të shenjtë. Realisht ne dikush na mban në dorë, edhe jo më kot. I lutem Zotit që këto duar mos të hapen kurrë, sepse në kuptimin figurativ, do ngelemi as në ajër, as në tokë. Të rëndësishme shikoj mirënjohjen për këto duar që na mbajnë, edhe për njerëzit që njëkohësisht na mbajnë për dore. Pra kështu është edhe familja ime, me njerëz që mbahen fort për dore, por duart që më mbështjedhin janë padiskutim mbështetja tek Zoti edhe besimi që unë kam tek ai.

 

 

 

fotot e intervistesJam kundër burgosjes së qenve, aq më tepër kopshteve zoologjike, sepse ato nuk duhet të egzistojnë. Nëse shikon kafshët që janë pas hekurave, do shikosh kafshë që nuk reagojnë më, që e kanë humbur energjinë e tyre për të jetuar. Personalisht mua më pëlqen më shumë safari, sepse ujku s`mund të mbahet i lidhur, nuk është faji i atij që është kafshë e egër. Pse kur kemi median elektronike, edhe kur kemi mundësi që aty ti shikojmë të gjitha kafshët? Pra për mua kopështi zoologjik nuk duhet të egzistojë, ose më mirë, të egzistojë për politikanët. (Qesh) Politikanët duhet të futen në kopshte të tilla, qen i këtij lloji, apo zvrranik i këtij lloji, sepse “politikan – luan” nuk ka.

 

 

 

 

fotot e intervistes (1)Dyftyrësia për mua është e barabartë me paftyrësinë. Kjo ndodh tek njerëzit të cilët për të arritur diçka të caktuar përdorin servilizmin. E vërtetë është që ka shefa ose drejtorë, që vdesin për një servilizëm të tillë, sikur ka të tjerë që edhe nëse u jep një respekt krejtësisht të sinqertë ta marrin për servilizëm. Pra është bërë gati i domosdoshëm, në disa raste, por servilizmi gjithsesi është i dukshëm. Munafik, i thojnë myslymanët, kur tjetër bëjnë e tjetër mendojnë. Është një ndër cilësitë më negative, sepse nëse sot ke dy fytyrë, nesër do të të bëhen tre. Edhe këtë e lidh me politikën, sepse ata e kanë të përftuar këtë dyftyrësi, edhe e keqja është se dyftyrësia tani po duket si diçka normale. Pra ujk nuk je e nuk je, se ujku nuk ka dyfytyra, po as njeri s`mund të quhesh.

 

 

 

 

 

fotot e intervistes (2)Folëm aq shumë për politikën, saqë s`di ç`të shtoj më parë. Thjeshtë dua të them se në Shqipëri nuk është si në foto, që duhet të kesh lexuar shumë libra për të qënë politikan. Për të qënë i tillë duhet të jesh sa më burrë i keq. Mjafton të jesh sahan lëpirës, të jesh i padrejtë, të jesh hipokrit, që të jesh politikan. Për mua burrat e vërtetë kanë vdekur. Pra politika është pak drellarake, por që të humbë edhe burrërinë, kjo nuk është e drejtë. Unë ka disa kohë që nuk kam votuar, ndërsa zgjedhjet e  fundit votova për një parti që nuk mori rol parësor, por për mendimin tim është partia politike më e pakorruptuar. Kam votuar një njeri që në shumë debate, përfaqëson një kulturë tjtër. Uroj vetëm që këto katër vite pushteti të institucionalizohet, sepse çudira s`mund të bëhen për katër vite. Statusi i BE më gëzoi shumë. Tek ne ka humbur komunikimi, kemi vetëm prapaskena. Ne paragjykojmë.

 

 

 

 

fotot e intervistes (5)Ah… Shkollat tona edhe individi. Kjo foto sidomos i shkon përshtat shkollave private tona. Jo se jam kundër njerëzve që kanë dëshirë për shkollim, por trangujt edhe domatet kush do na i mbjellë? Batutë që e kam bërë edhe në “ Portokalli”. (Qesh)

 

 

 

 

 

 

fotot e intervistes (3)Në shtëpinë time është gatuar mirë gjithmonë. Si ime mëmë, si im atë. Pastaj edhe unë jam ai që gatuaj për familjen time. Më pëlqen të eksperimentoj me gatimet që bëj, sidomos me pastat. Mund të them se i bëj vërtetë mirë. Preferojmë ushiqmet e detit si familje, por edhe mishit unë personalisht nuk i rri indiferent. Për mua nuk vlen shprehja që po gatova, s`do të ha, haj edhe madje më shijon.

 

 

 

 

 

fotot e intervistes (6)Kur bëhet fjalë për teatër jam shumë i ndjeshëm. Kjo foto është shfaqja jonë e fundit. Teatri për mua është pasion i papërsëritshëm, jo sepse Portokallia është diçka më pak. Unë mund ta them me plot gojë që Portokallia është një shoë i papërsëeritshëm, sepse stafi edhe puna e të gjithëve është e madhe. Javë për javë një shfaqje e re, nuk ndodh as në Amerikë, vetëm tek ne ndodh. Kjo është edhe sepse jemi një popull në evolim  dhe kemi gjithmonë tema për të folur. Ne jemi opozita e vërtetë, që kundërshton çdo parti politike në fuqi, duke treguar ku çalojnë edhe si qëndron e vërteta. Një falenderim i sinqertë i shkon Tanit të Topit(Top Chanel) sepse ai diti të japë vlerësimet e duahura për çdo person që punon në stafin tonë. Unë kam hequr dorë tre javë nga “Portokallia”, për teatrin. Nëse s`do bëja teatër unë do isha si i përhumbur, edhe pse të jemi realistë, bëhet teatër me pagesa minimale. Unë personalisht kam luajtur role edhe pa pagesë. (Buzëqesh)

 

 

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pse bëjmë më shumë dashuri në verë?

Next Post

Cili pozicion seksual djeg më shumë kalori?

Advertisement