Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i ëndrrës tuaj…

Para një përroi…
– Kam parë në ëndërr sikur kisha shkuar te disa të afërm me motrën. Kur po ktheheshim, duhet të kalonim një përrua të madh i cili kishte një urë dërrase për të kaluar në anën tjetër. Motra ime kaloi me shpejtësi, kurse unë po ecja shumë ngadalë dhe gjithë frikë, sepse ura lëkundej. Kisha arritur gati në anën tjetër dhe i thashë motrës të shtrinte dorën që të më ndihmonte të dilja, por ajo më tha: “Jo, dil vetë!”. Unë pata frikë të dilja dhe fillova të ecja prapa, këmbadoras, derisa arrita aty ku u nisa…
– Ëndrra juaj është shumë e qartë. Përroi që keni parë është një dilemë, një problem, një pikëpyetje, një situatë për të cilën duhet të gjeni një zgjidhje. Pra, jeni para një vendimi dhe nuk dini si të veproni. Keni shumë frikë, ndaj shpeshherë kjo gjë ju ka lënë mbrapa në disa procese të jetës suaj, për të cilat po të kishit pasur më shumë guxim, do të kishit ecur shumë më përpara. Motra juaj është më guximtare dhe arrin t’ia dalë mbanë. Ka mundësi t’i kërkoni ndihmë asaj, por ajo do t’jua refuzojë zgjidhjen, ndihmën, apo çdo gjë tjetër vetëm e vetëm që ju të bëheni më e fortë. Ajo ju thotë “dilni vetë”, pra, është e qartë që në këtë situatë që ndodheni, duhet t’ia dilni po vetë. Është vendimi juaj, është zgjidhja juaj, prandaj ju duhet t’i jepni drejtim. Jo më kot ka dalë shprehja: “I zoti e nxjerr gomarin nga balta”. Por, fundi i ëndrrës tregon jo shenja pozitive, sepse ju jeni kthyer mbrapa, që do të thotë se do të bëni dy hapa mbrapa sërish, do të gjendeni aty ku ishit në fillim dhe do të keni po të njëjtat shqetësime dhe pikëpyetje brenda vetes. Pra, sipas ëndrrës, ju nuk ecni përpara, keni gjithnjë tendencën të ktheheni mbrapsht. Ndoshta ajo që keni parë është një mesazh shumë i qartë për ju, që duhet të rrezikoni dhe të ecni përpara.

M’u fejua vëllai
– Përshëndetje! Kam parë në ëndërr vëllain, sikur na solli në shtëpi një vajzë. Ajo ishte rreth 15-16 vjeçe, shumë e bukur. Mamaja u nervozua shumë nga veprimi i tij. Unë po mundohesha ta qetësoja duke i thënë se kishte gjetur një vajzë të bukur dhe që duhet t’i përgatisnim dhomën. Edhe mamaja e ka parë në ëndërr vëllain sikur po martohej, por ngaqë dasma kishte ardhur si e papritur, po mundoheshim të rregullonim punët shpejt e shpejt. Po ashtu, vëllain e kishin parë në endërr dhe dy shokë të tij, sikur ishte fejuar.
– Një ëndërr e tillë është një lloj paralajmërimi që vëllai ose edhe ju, personalisht, duhet të keni kujdes në marrëdhëniet private sepse mund të ndodhë diçka e papritur, siç keni parë vëllain tuaj. Përderisa e kanë parë shumë vetë në ëndërr, ndoshta ai ka muhabet me ndonjë vajzë, por nuk jua tregon juve dhe mund të ndodhin të papritura nëse ai nuk tregohet i kujdesshëm në lidhje me ndonjë vajzë që njeh ai. S’po them se mund të sëmuret apo të ndodhë ndonjë aksident, por nëse tregohet i pakujdesshëm në marrëdhënie intime, mund të ndodhë ndonjë shtatzani e papritur dhe do të jetë i detyruar të martohet, qoftë edhe pa dëshirën e tij. Pra, e gjithë ëndrra tregon që ai duhet të tregohet i kujdesshëm në lidhje me vajzat dhe vendimet e tij në jetë. Nuk duhet të nxitohet.

Iu luta Zotit
– Bashkë me një shoqen time dhe një shokun tonë ishim në një qytet dhe po ktheheshim me makinën e tij. Në atë moment dëgjuam një zë nga mbrapa nesh: “Ej, njerëz, duhet ta dini se sot është dita e Judës, e atij që tradhtoi Jezusin, prandaj shkoni dhe lutjuni Zotit që t’ju falë”. Ne parkuam makinën dhe u ulëm duke u lutur me duart lart nga qielli. Ama, kur lutesha, unë thoja: “Zoti im është Allahu” dhe nga qiell i nxirë që ishte, u hap koha, një burrë erdhi, më puthi dorën dhe më tha: “Mbaje mend gjithmonë këtë, që Zoti është Allahu”. Pres një përgjigje ju lutem. Faleminderit. Jam femër e fesë myslimane.
– Është vërtet një ëndërr shumë interesante. Ju jeni myslimane, por ndërkohë në ëndërr ju shfaqet dita e Judës, pra, ëndrra ka një kuptim të gjerë, që në thelb është një Zot për të gjithë dhe të gjitha fetë kanë një parim të madh thelbësor për njerëzit: Të adhurojnë Zotin dhe të jenë të ndërgjegjshëm për mëkatet e tyre. Për ju, personalisht, kjo ëndërr tregon se duhet të ndaloni së paragjykuari, ndoshta edhe të falni disa persona të cilët kohët e fundit ndoshta i keni gjykuar rëndë. Juda përfaqëson në njëfarë mënyre mëkatin tuaj; duhet të jeni më tolerante. Gjithsesi, lutja që keni bërë tregon përulësi dhe që në njëfarë mënyre jeni penduar për gjithçka. Periudha që po kaloni është pak e vështirë, ama lutja që keni bërë, do t’ju shpëtojë nga brengat dhe shqetësimet që keni brenda jush. Fjala Allah paralajmëron ndihmë të madhe për ju. Hapja e kohës parashikon ditë të mira për ju dhe kapërcim të vështirësive. Pra, jeni para një periudhe të mirë. Nëse tani ndodheni në vështirësi, prisni me durim sepse ditë të kthjellëta dhe të qeta keni përpara.

Advertisement

Shoqja ime shtatzënë
– E nderuar astrologe, ç’do të thotë të shohësh një vajzë shtatzënë? Ajo është shoqja ime më e mirë dhe unë e pashë sikur kishte mbetur shtatzënë, por nuk ishte aspak e lumtur. Çfarë kuptimi ka ëndrra?
– Shtatzania e padëshiruar në ëndërr, tregon njëfarë plani apo projekti që do të marrë kthesë jo të mirë në jetën tuaj ose të shoqes që keni parë. Mund të jetë edhe ndonjë plan për fundjavë, që ju dështon. Ose e nisni projektin që keni, por nuk jeni shumë të kënaqura, qoftë ju, qoftë shoqja juaj…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Udhët e shpirtit

Next Post

Klipe apo video hot?

Advertisement